Premtimin për realizimin e parkingjeve dhe nënkalimeve në qytetin e Prizrenit kryetari Shaqir Totaj e ka pasur në planprogramin e tij, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Por ky premtim i kryetarit prizrenas nuk u realizuar fare.
Asamblistja e VV-së në Prizren,Dafina Alishani e ka kritikuar kryetarin Totaj për realizimin e këtyre premtimeve.
“Problemi me parkingje ka qenë edhe premtim i kryetarit Totaj pasiqë Prizreni ka edhe vizitorë të shumtë, e kryetari pati premtu për shtimin e parkingjeve por fatkeqsisht nuk ka arritë me i realizu”, ka thënë Alishani në emisionin “Rreth e rrotull në Tv Dukagjini.
Alishani e ka kritikuar kryetarin Totaj edhe për nënkalimet të cilat nuk janë realizuar
“Është hipokrizi kur diqka që e premton e del në fund të mandatit kryetari thotë ne kemi diskutuar me disa ekspertë dhe na është thënë që nuk është e mundshme”, ka thënë asamblistja Alishani