Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shatri: Inflacioni tani është 45% më i lartë se viti 2015!

12/04/2025 - 22:42
në Ekonomi, Lajme
A A
Shatri: Inflacioni tani është 45% më i lartë se viti 2015!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” ka folur për inflacionin në vend.

Shatri ka rënditur arsyet se pse ndodh kjo dukuri.

I njëjti ka potencuar se inflacioni në pesë vitet e fundit ka qenë tepër i lartë dhe se tani është 45% më i lartë se në vitin 2015.

“Inflacioni është një dukuri që ndodh në ekonominë e tregut të lirë për arsye të ndryshme. Në rrethanat tona inflacioni ndikohet edhe importohet prej jashtë por edhe për arsye të politikave ekonomike të brendshme. Për Kosovë mendoj që duke marrë parasysh strukturën ekonomike, gjendjen e nivelit të prodhimit edhe aftësinë ekonomike që e kemi, importin e lartë të mallrave…çdo ndryshim i çmimeve në tregun botëror importohet si inflacion tek ne. Ne si shtet nuk kemi mundësi me prodhu inflacion artificial vetë sepse ne e përdorim euron si mjet zyrtar pagese por nuk kemi të drejtë me e emetu. Objektivisht rrethanat janë që importohet por edhe për shkak të politikave ekonomike në vend ajo ndikohet dhe kur bëhen bashkë këta dy faktorë jemi në një situatë çfarë dhe jemi. Realisht inflacioni në pesë vitet e fundit ka qenë tepër i lartë sidomos në vitin 2021 dhe 2022 kur ka qenë dy-shifor por për fat të mirë vitin e kaluar është stabilizu në një nivel relativisht të ultë por ende të lartë për ne”

“Dhe në këtë vit po shoh këto raportet e Agjensionit të Statistikave që ka prap rritje të çmimeve që janë rritje relativisht të larta se kur lidhen 12 muaj pastaj norma rritet. Norma e inflacionit që është tek ne me e marr si të përgjithshme nga 2021 deri në fund të vitit 2024 vjen diku tek 25%, komulative.Agjensia e Statistikave e krahason inflacionin edhe me vitin 2015, si një vit standart stabil i zhvillimit ekonomik, që është normale në evidencat statistikore sepse vitet standarte merren si bazë. Në atë krahasim del që inflacioni tani është diku tek 45% më i lartë se viti 2015” deklaroi Shatri.

Shatri tha se qeveria nuk është fajtore për inflacionin e importuar.

Ai tha se ajo që i takon Qeverisë dhe që mund ta bëjë janë politikat ekonomike në kuadër të cilave janë politikat fiskale ku hyjnë politikat tatimore, politikat e çmimeve, normat e aksizave, doganave etj.

“Për inflacionin e importuar nuk ka faj Qeveria dhe askush brenda Kosove sepse ajo importohet.Ajo që i takon Qeverisë së vendit dhe që mund ta bëjë janë politikat ekonomike në kuadër të cilave janë politikat fiskale ku hyjnë politikat tatimore, politikat e çmimeve, normat e aksizave, doganave etj.Pastaj edhe disa veprime të tjera të cilat janë bere në lidhje me shpenzimet e parasë publike.Politikat ekonomike nuk kanë qenë adekuate, nuk kanë qenë adekuate as përshtatja e pagave me normën e inflacionit” deklaroi Shatri për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Festë në mediat e Vuçiqit me artikullin e Dimal Bashës: “Si Prokuroria jonë, UÇK u krijua me para të drogës”
Kryesore

Festë në mediat e Vuçiqit me artikullin e Dimal Bashës: “Si Prokuroria jonë, UÇK u krijua me para të drogës”

27/08/2025 - 22:17
Gazetari që nxori në publik artikullin skandaloz të Bashës kundër UÇK-së: Dimal, rrena nuk kalon!
Kryesore

Gazetari që nxori në publik artikullin skandaloz të Bashës kundër UÇK-së: Dimal, rrena nuk kalon!

27/08/2025 - 22:03
Buzhala: Gjithë shteti u çu me bo presion në gjykata me rritë çmimin e rrymës – e pabesueshme
Lajme

Buzhala tregon një rast kur thotë se Aliu ishte gati ta godiste pas kritikave që ia kishte bërë Kurtit

27/08/2025 - 21:59
Kushtetuesja: Kuvendi duhet të bëhet me kryetar brenda 30 ditëve
Lajme

“Dimal Basha nuk dallon asgjë nga Albulena, Hekurani, Donika e Albini”

27/08/2025 - 21:52
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Shtiu me armë zjarri nga automjeti në lëvizje, policia arreston një person në Vushtrri

27/08/2025 - 21:42
Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
Lajme

Abdixhiku për zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar: Dëm i madh i popullizmit të Albin Kurtit

27/08/2025 - 21:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri Liburn Aliu, arsyeja zgjedhja e Bashës dje kryetar Kuvendi!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shtiu me armë zjarri nga automjeti në lëvizje, policia arreston një person në Vushtrri

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë