Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shatri: Vendimi i qeverisë në detyrë për të proceduar ligjin për buxhet, ‘absurd i llojit të vet’

08/11/2025 - 16:42
në Lajme
A A
Shatri: Vendimi i qeverisë në detyrë për të proceduar ligjin për buxhet, ‘absurd i llojit të vet’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” ka folur për çështjen e buxhetit dhe propozimin e qeverisë në detyrë për t’a miratuar.

Shatri tha se të gjitha strukturat shtetërore, shoqëria civile por edhe mediat e kanë kundërshtu mundësinë që një qeveri në detyrë mundet me propozu Ligjin për buxhet.

Ai tha se vendimi i qeverisë në detyrë për të proceduar ligjin për buxhet është ‘absurd i llojit të vet’.

“Të gjitha strukturat shtetërore, të shoqërisë civile, mediat edhe nga spektri i drejtësisë e kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me propozimin e Qeverisë për miratimin e buxhetit, dhe e kanë kundërshtu mundësinë që një Qeveri në detyrë mundet me propozu Ligj, në këtë rast Ligjin për buxhetin. Ne e dimë më herët që Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizu edhe një udhëzim administrativ të kësaj Qeverie, le më një ligj që është i nivelit më të lartë si dokument zyrtar. Këta janë thirr në një nen, të ligjit për Qeverinë, nenin 31 ku thuhet ‘Qeveria në dorëheqje, që sipas juristëve nuk është e njëjta kategori…pra është tjetër tretman qeveria në dorëheqje, tjetër qeveria në detyrë. Shto kësaj edhe një aspekt tjetër, të njëjtit njerëz që janë deputetë me betim të dhënë, po marrin vendime si ekzekutiv brenda Qeverisë duke filluar prej Kryeministrit, Ministrit të Financave e deri në fund. Kjo është komplet kontestuese dhe jo-kushtetuese. Ky kabinet qeveritar që u provua dy ditë përpara në Kuvend e nuk i mori votat, pra nuk u kualifiku si Qeveri, pas dy ditësh del me vendim për të proceduar ligj për buxhetin për vitin 2026. Pra edhe kjo është aburde e llojit të vet, pastaj janë edhe aspekte të tjera që kjo Qeveri që është zgjedh nga një legjislaturë e mëparshme nuk mundet me propozu ligj i cili në kohë shtrihet në afatin e një legjislacioni tjetër të ri, i cili legjislacion nuk i ka dhënë dritë të gjelbërt kësaj Qeverie sepse nuk ja ka dhënë 61 vota të nevojshme për të vazhduar me mandatin” deklaroi Shatri.

Ish-ministri, Shatri, deklaroi po ashtu se rritja e pensioneve dhe shtesave për fëmijët është jo-kushtetuese.

“Rritja e pensioneve dhe shtesave për fëmijët është po ashtu pjesë e diskutueshme dhe ashiqare është jo-kushtetuese, jo e ligjshme sepse është marrë një vendim nga një grup njerëzish të cilët nuk e kanë marrë mandatin si Qeveri dhe po propozojnë ndarje buxhetore si deputetë. Për me qartësu edhe më shumë, njësoj edhe zoti Haradinaj ka dalë me një propozim, paga minimale duhet me qenë 600 euro… të njëtën të drejtë e ka edhe ky si deputet, edhe ky deputet edhe ai deputet. Krejt kjo e ka anën e pandershmërisë karshi me qytetarin sepse po bëhet në kohë fushate. Njëjtë eshte edhe propozimi për pagën e 13-të, neni 31 i buxhetit të propozuar nga Qeveria në këtë rast Qeveria në detyrë thotë se paguhet paga e 13-të….këtu është berë një mashtrim për zgjedhësit sepse nuk është potencu se kjo pagë mund të jepet në fund të vitit 2026” tha Shatri në intervistën e dhënë për dokumentarin ‘Expose’raporton “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiqi dhe protuestuesit serbë janë njësoj, kur shqiptarët janë në pyetje
Lajme

Vuçiqi dhe protuestuesit serbë janë njësoj, kur shqiptarët janë në pyetje

08/11/2025 - 18:35
Turqia lëshoi urdhër arrest ndaj Netanyahut, reagon Izraeli: Erdogan e bëri vetëm për të…
Lajme

Turqia lëshoi urdhër arrest ndaj Netanyahut, reagon Izraeli: Erdogan e bëri vetëm për të…

08/11/2025 - 18:24
KQZ paralajmëron pesë konferenca për zgjedhjet e nesërme
Lajme

KQZ paralajmëron pesë konferenca për zgjedhjet e nesërme

08/11/2025 - 18:21
Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh
Lajme

Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh

08/11/2025 - 17:55
Në një autosallon në Lipjan sekuestrohen armë e municion
Lajme

Policia konfirmon gjetjen e personit të zhdukur në malet e rrethinës së Gjilanit, e marrin në pyetje për braktisjen e veturës

08/11/2025 - 17:50
Me pranga e i rrethuar nga policia, lirohet nga spitali Astrit Isufi, i dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë
Lajme

Me pranga e i rrethuar nga policia, lirohet nga spitali Astrit Isufi, i dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë

08/11/2025 - 17:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

    FINN OIL: Nga video për ‘negociatat’ me kry punë në veri, te tenderi njëburimor prej 750 mijë euro dhe ndeja private me Kurtin e Pecin natën e 12 tetorit në Zhabar

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vrasja e dyfishtë në Malishevë: Historia e konfliktit të të dyshuarit me miqtë e tij, ishte dënuar para dy muajsh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Daut Haradinaj tregon cilët emra do t’i votonte për president, për njërin nga ta do të ngritej edhe në këmbë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Deda: Mitrovica është test i dinjitetit të njerëzve, qeveria po u bon presion të hatashëm (VIDEO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë