Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA dhe BE sanksionojnë Kosovën gjatë qeverisjes Kurti: Opozitarët thirrje qytetarëve – “Mos e votoni VV-në”

18/09/2025 - 13:20
në Kryesore, Lajme
A A
SHBA dhe BE sanksionojnë Kosovën gjatë qeverisjes Kurti: Opozitarët thirrje qytetarëve – “Mos e votoni VV-në”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova pas më shumë se dy dekada përpjekje për të krijuar aleanca të forta me aleatët ndërkombëtarë, zuri të ndëshkohet gjatë qeverisjes “Kurti 2”.  Fillimisht sanksione nga Bashkimi Evropian e së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherësh vendi që kontribuoi më së shumti për lirinë e Kosovës, pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.

Në një postim në facebook, Ambasada Amerikane në Kosovë tha se veprimet e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Përfaqësues të partive opozitare thonë se këto veprime të Kurtit, që dërguan vendin në sanksione nga BE, e që u bënë shkas i largimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga dialogu strategjik, do të ndëshkohen nga  qytetarët e Kosovës, të cilët, sipas tyre, do ta përkthejnë në votë “minus” në zgjedhjet lokale për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Xhavit Haliti, ish-deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në një prononcim për GazetaBlic ka komentuar vendimin e SHBA-së për t’u larguar nga dialogu strategjik me Kosovën, duke e lidhur atë direkt me paaftësinë e legjistraturës aktuale për të krijuar qeverinë dhe me qasjen e Kurtit.

Haliti vlerësoi se partneriteti me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n ka qenë shtylla kryesore e ekzistencës dhe zhvillimit të Kosovës, ndërsa e akuzoi qeverinë aktuale për dëmtim serioz të këtyre marrëdhënieve.

“Për ne që kemi ndërtuar raportet me SHBA, BE dhe NATO, me plot besim kemi deklaruar se për Kosovën Zoti është në qiell e Amerika në tokë. Edhe sot besoj që të paktën 90% e shqiptarëve kështu mendojnë”, vlerësoi Haliti.

Sipas tij, BE tash e një vit ka vendosur sanksione ndaj Kosovës për shkak të vendimeve të kontestuara të qeverisë, ndërsa SHBA, ndonëse më e përmbajtur, ka dhënë sinjale të qarta të pakënaqësisë.

“SHBA u soll më butësisht, duke dhënë këshilla prindërore për ‘kalamajtë e kopshtit’ të quajtur Qeveria e Kosovës”, tha Haliti me ironi.

Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, Haliti vlerësoi se qytetarët do të dinë ta dënojnë këtë gjendje politike përmes votës, duke mos e përkrahur më Lëvizjen Vetëvendosje.

“Besoj në gjykimin e drejtë të votuesve. Nëse marrim parasysh situatën që ka krijuar kjo legjislaturë, në veçanti Albin Kurti, votuesit do t’i japin një mësim të mirë duke mos e votuar VV-në”, përfundoi Haliti.

Në anën tjetër, Besa Gaxherri, ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një prononcim për GazetaBlic, ka akuzuar Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij për siç thotë ajo “shkelje të Kushtetutës”, kërcënime ndaj institucioneve të drejtësisë dhe përkeqësim të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

“Kurti me VV po tenton t’i dridhë themelet e këtij shteti, duke mos respektuar dhe duke e shkelur Kushtetutën, duke kërcënuar Gjykatën Kushtetuese, gjykatat dhe Prokurorinë e Shtetit. Ai refuzon të shkojë në prokurori për të dhënë llogari për korrupsionin në qeverinë e tij”, potencoi Gaxherri.

Ish-deputetja u bën thirrje qytetarëve që në zgjedhjet lokale të këtij viti, ta ndëshkojnë me votë qeverinë Kurti, duke theksuar se vetëm qytetarët mund ta rikthejnë vendin në normalitet.

“Qytetarët duhet ta dinë se janë ata dhe vetëm ata që mund ta kthejnë Kosovën në normalitet duke mos votuar VV-në, dua të besoj se ky popull ekzistenca jonë sot në Kosovë është falë përkrahjes nga SHBA dhe arritjet tona si shtet i kemi së bashku me SHBA dhe BE, andaj kushdo që është kundër ketyra vlerave, duhet të ndëshkohet me votë”, përfundoi Gaxherri për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

36-shja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në tubimin përmbyllës: Sonte e konfirmuam bashkimin rreth numrit 123 për ta sjellë ndryshimin e madh në Kosovë
Lajme

36-shja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në tubimin përmbyllës: Sonte e konfirmuam bashkimin rreth numrit 123 për ta sjellë ndryshimin e madh në Kosovë

26/12/2025 - 21:10
Bashkëpresidenti i ALDE, Kyuchyuk: Bedri Hamza përfaqëson lidershipin serioz që i duhet Kosovës në rrugën europiane (Video)
Lajme

Bashkëpresidenti i ALDE, Kyuchyuk: Bedri Hamza përfaqëson lidershipin serioz që i duhet Kosovës në rrugën europiane (Video)

26/12/2025 - 20:45
Kurti e përdor për fushatë liberalizimin e vizave të ndodhur në vitin 2023
Ekonomi

Kurti e thotë edhe këtë: Ekonomia ishte si kerri në të parën, ne e kemi qitë në të tretën

26/12/2025 - 20:27
Forcat Speciale Shqiptare dhe të ShBA-së me ushtrim të përbashkët
Lajme

Forcat Speciale Shqiptare dhe të ShBA-së me ushtrim të përbashkët

26/12/2025 - 20:21
Rusia akuzon Ukrainën për pengimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës
Lajme

Rusia akuzon Ukrainën për pengimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës

26/12/2025 - 19:59
Ardhja e mërgimtarëve- Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare
Lajme

Ardhja e mërgimtarëve- Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare

26/12/2025 - 19:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë