Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ShBA: Qëndrimi ynë për Specialen s’ka ndryshuar

10/12/2024 - 14:12
në Kryesore, Lajme
A A
Hovenier: Vështirë të them nëse jemi afër shtensionimit në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur kundër zërave te disa aktorë politikë në Kosovë se duhet të nisë inicimi i zhbërjes së Gjykatës Speciale.

Kështu ka thënë ekskluzivisht për Klankosova.tv një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Kosovë sipas të cilit “qëndrimi i ShBA-së për Gjykatën Speciale është i pandryshuar”.

“Qëndrimi i SHBA-së për Gjykatën Speciale është i pandryshuar: ne mbështesim punën dhe mandatin e gjykatës dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta lejojnë atë të vazhdojë punën e saj pa asnjë lloj ndërhyrjeje të jashtme”, tha ky zëdhënës për Klankosova.tv.

Tutje në përgjigjen e ambasadës theksohet se Amerika e ruan mbështetjen e saj të fuqishme për punën e Speciales, të cilën e quajti thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit në vend dhe garantimin e drejtësisë për viktimat.

“ShBA-ja ruan mbështetjen e saj të fuqishme për punën e Gjykatës Speciale të Kosovës si thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe garantimin e drejtësisë për viktimat”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për Klankosova.tv.

Zërat se Gjykata Speciale duhet të zhbëhet kanë nisur që nga e premtja e javës së kaluar, kur Dhomat e Specializuara ngritën aktakuzë të re kundër ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nën dyshimet se bashkë me Isni Kilajn, Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn e Hajredin Kuçin, kanë ndikuar në dëshmitarë.

Kjo nuk është hera e parë që ka zëra për zhbërjen e kësaj gjykate, pasi një gjë e tillë pati ndodhur edhe në 2018-ën, kur disa deputetë të pushtetit të asaj kohe patën iniciuar kërkesë në kuvend.

E njëjta kishte nxitur reagimin e ashpër të ambasadorit amerikan në Kosovë asokohe, Greg Delawie, i cili pati deklaruar se “ideja për ta ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund ta izolojë globalisht Kosovën. Ide e tmerrshme, mos e ktheni orën mbrapa”.

JU REKOMANDOJMË

Rreth 70 milionë euro të paguara për pensionet e veteranëve gjatë 2023-tës
Kryesore

OVL-UÇK letër presidentes Osmani: A është zgjatur mandati i EULEX?

09/06/2025 - 22:54
Deliu-Kodra: Kryeministri është dorëzuar, do të shkojmë drejtë zgjedhjeve
Lajme

Deliu-Kodra i thotë JO koalicionit me VV-në: Preferojmë me partitë ish-opozitare

09/06/2025 - 22:48
Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Lajme

Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja

09/06/2025 - 22:38
Limaj: Sjellja me arrogancë e Qeverisë Kurti ndaj partnerëve të Kosovës, po i bën dëme vendit
Lajme

Limaj: Tre vota për Kuvend, jo kërkesa për poste – gati të zgjidhim krizën

09/06/2025 - 22:33
Spahiu: Luftë në Kosovë mund të ketë nëse dëshiron Amerika dhe Vuçiqi
Lajme

Nexhmedin Spahiu e quan Presidenten e Kosovës qyqajk– Pse flamuri i UÇK-së para atij të Presidencës?

09/06/2025 - 22:22
Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi
Lajme

Matoshi për Kurtin: Po i intereson komoditeti me xhipa të zi

09/06/2025 - 22:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    Sveçla nuk mirëpritet në veri: Aktivisti serb e pret me filikaq- kapet me mbrojtjen e afërt (Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Si ndodhi ndalimi i infermieres shqiptare nga policia serbe?

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Na gjuanin nga çdo drejtim gjithë fshati.. kisha shumë plagë”, polici i Kosovës tregon tmerrin që përjetoi në Banjska

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kuvendi në ngërç, deputetët e rinj angazhojnë 74 asistentë personal me paga të majme- (Lista me emrat e asistentëve)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Asamblisti i VV-së fton prokurorinë të hetoj konkursin e QKMF-së në Ferizaj: I është përgatitur vajzës së zëvendësdrejtorit Afrim Abazi

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë