Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA: Rastet e Gjykatës Speciale ndihmojnë në ndërtimin e një shteti të së drejtës

18/10/2024 - 08:40
në Kryesore, Lajme
A A
SHBA: Rastet e Gjykatës Speciale ndihmojnë në ndërtimin e një shteti të së drejtës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rastet që po i gjykojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë të bëjnë me ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe një sistemi të pavarur gjyqësor.

Kështu u shpreh Ambasadorja amerikane për Drejtësinë Penale Globale, Beth Van Schaack, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të vazhdojmë ta mbështesim atë institucion si komunitet ndërkombëtar. Është duke gjykuar krimet nga lufta në Kosovë, por po ashtu po kontribuon në vendosjen e shtetit të së drejtës brenda Kosovës. Dhe kështu ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur atë institucion ndërsa ai vazhdon punën e tij. Është një rast i madh që po ecën përpara, i cili përfshin ish-kreun e shtetit, por ka edhe një sërë rastesh të tjera, duke përfshirë çështjet që përfshijnë përpjekje për të minuar administrimin e drejtësisë. Dhe kjo përfshin rastet që përfshijnë ngatërrimet e mundshme me dëshmitarë ose frikësimin e dëshmitarëve. Dhe kështu këto raste janë po aq të rëndësishme, sepse ato kanë të bëjnë me ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe një sistemi gjyqësor që është në gjendje të funksionojë pa iu nënshtruar presionit të jashtëm nga individë apo subjekte që nuk do të donin t’i shihnin këto çështje të ecin përpara”, tha Ambasadorja Van Schaack kur u pyet nga gazetarët.

Ajo tha se ShBA-ja ka qenë prej kohësh përkrahëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës, “e cila në thelb është një gjykatë kosovare, por e bazuar jashtë territorit në Hagë dhe përfiton nga një model hibrid, ku një numër i ekspertëve ndërkombëtarë janë duke shërbyer në pozita kyçe në atë institucion”.

Po ashtu, Ambasadorja Van Schaack tha se vendi i saj e ka dërguar kryeprokuroren Kim West në DhSK.

“Ne e kemi dërguar atë, në thelb, për të mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, potencoi Ambasadorja amerikane për Drejtësinë Penale Globale, Beth Van Schaack. /Klankosova

JU REKOMANDOJMË

Shefi i NATO-s në Sarajevë: S’është viti 1992, s’lejojmë që të rrezikohet paqja
Lajme

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, Rutte: Kurrë nuk do t’i harrojmë tmerret e atyre ditëve

11/07/2025 - 14:37
LB e pushon aktivitetin: Nuk ia dolëm t’i përmbushim objektivat – lënë edhe një amanet për problemin shqiptaro- serb
Lajme

LB e pushon aktivitetin: Nuk ia dolëm t’i përmbushim objektivat – lënë edhe një amanet për problemin shqiptaro- serb

11/07/2025 - 14:33
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan
Kryesore

Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan

11/07/2025 - 14:18
Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë
Lajme

Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë

11/07/2025 - 14:11
Krasniqi, LDK: Takimet e Vjosa Osmanit me liderët e huaj, të vonshme
Lajme

Krasniqi: Sistemi shëndetësor është në kolaps, sistemi ka dështuar e qytetarët po i detyrojnë të shkojnë në spitale private

11/07/2025 - 13:44
Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?
Lajme

Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?

11/07/2025 - 13:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Murati i reagon Hotit: Në pandemi si Kryeministër i shpenzove 70 milionë euro- përfituan pronarët e bizneseve

    Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë