Sot në Prishtinë protestohet kundër Gjykatës Speciale, ku po vazhdojnë të gjykohen ish krerët e UçK-së, Haxhim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Pikërisht në këtë ditë ka vendosur të flasë edhe shefi i kabinetit të ministrit Arben Vitia, Egzon Azemi, i cili ka thënë se ju deshtën gati 10 vite ta kuptojnë se Gjykata Speciale ishte e dëmshme, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Sigurisht do ju duhet edhe një dekadë që ta kuptojnë atë që po ndodh sot, shtrimin e sovranitetit, forcimin e ushtrisë e policisë, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri dhe qasjen e kësaj qeverie në negociatat me Serbinë.” – shkruan Azemi.
Postimi i plotë: