Kandidati i AAK-së për kryetar të Vushtrrisë, Mensut Ademi, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë nga kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi për një kafe miqësore me të dhe kandidatët tjerë.
Ademi thotë se vlerëson lartë këtë ftesë, sepse fushatat kalojnë, por vlerat, respekti dhe mirëqenia e qytetarëve mbeten.
Postimi i Mensut Ademi:
Një kafe përtej fushatave – për Vushtrrinë që na bashkon
Me kënaqësi pranova ftesën e Kryetarit të Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, për një kafe miqësore me të dhe me kandidatët e tjerë, para nisjes së fushatës zgjedhore.
E vlerësoj lart këtë iniciativë, sepse mbi politikën qëndrojnë qytetaria, respekti dhe gara e ndershme vlera që e veçojnë dhe kultivohen në qytetin tonë.
Fushatat kalojnë, por vlerat, respekti dhe mirëqenia e qytetarëve mbeten.
Ky është mesazhi që duam të përcjellim së bashku: zgjedhje paqësore, demokratike dhe me kulturë qytetare.
Le të dëshmojmë se politika mund të bëhet me kulturë, respekt dhe bashkëpunim, sepse vetëm kështu ndërtojmë një Vushtrri më të mirë për të gjithë, një qytet ku të gjithë ndihen të përfshirë dhe të vlerësuar.
Së bashku, për një qytet më të mirë për të gjithë!
Prof. Mensut Ademi
Kandidat i AAK-së për Kryetar të Vushtrrisë