Familja Zhegrova nga fshati Pestovë, përkatësisht firma “Butrinti” me pronar Shkumbin Zhegrovën pikërisht në muajin e shenjtë i ka dhuruar Bashkësisë Islame të Kosovës në Vushtrri një parcelë toke prej 78 ari, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Dhuratën e ka pranuar kryetari i BIK-ut, Ejup Haziri, i cili ka falënderuar familjen Zhegrova.
Njoftimi i plotë nga BIK:
FAMILJA ZHEGROVA DHURON TOKË PËR KBI – VUSHTRRI
Familja Zhegrova nga fshati Pestovë, përkatësisht firma “Butrinti” me pronar Shkumbin Zhegrova, në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, i ka dhuruar Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri një parcelë toke prej 78 ari. Në emër të KBI – Vushtrri, dhuratën e ka pranuar Kryetari Dr. Ejup Haziri, i cili me këtë rast ka falënderuar familjen Zhegrova dhe ka nxitur besimtarët që të ndiqet shembulli i tyre për të lënë vakëfe. Vakëfi është sadaka rrjedhëse nga e cila përfiton njeriu edhe pas vdekjes!