Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar se Shemsi Bahtiri, i cili dje është arrestuar për trafikim me narkotikë, ka qenë anëtar i tyre.
Përmes një komunikate për media, kjo parti ka njoftuar se sot komisioni disiplinor i tyre ka marrë vendim për largimin nga partia të personit në fjalë.
“Në këtë mënyrë, për korrektësi, në përputhje me Statutin dhe rregullat e brendshme, Komisioni ynë disiplinor ka marrë vendim për largimin e personit me emrin e njëjtë. Ky vendim qendron në fuqi deri në sqarimin e verifikimin e plotë nëse bëhet fjalë për personin e njëjtë me atë të organeve të drejtësisë. Edhe njëherë, Lëvizja VETËVENDOSJE! fton të gjithë anëtarët sikurse edhe qytetarët që të denoncojnë pa asnjë hezitim dhe pa kompromis çfarëdo informacioni e personi për çdo veprimtari ilegale, në dëm të rendit publik, shëndetit e sigurisë.”, është thënë në njoftimin e VV-së.