Një burrë me shtetësi zvicerane është arrestuar të premten në Bërrnicë të Poshtme, në ambientet e festivalit “Sunny Hill”, pasi dyshohet se i ka ofruar 20 euro ryshfet një zyrtari policor.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi zvicerane, pasi që i kishte dhënë zyrtarit policor para në vlerë prej 20 eurosh. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.