Pasi e ndihmoi Mallorcan në pjesën e dytë të sezonit të kaluar për të mos rënë nga liga, “Pirati” po shkëlqen edhe në këtë fillim-sezoni.
Muriqi i ka realizuar 7 gola deri tash në La Liga, duke i lënë prapa yjet si Benzema, Vinicius Junior, Griezmann, Cavani e Morata.
Nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2012/13 që një lojtar i Mallorcas (Tomer Hemed) t’i shënojë 7 gola në 13 ndeshje.
Muriqi i ka realizuar katër gola radhazi, kundër Elches, Valencias, Espanyolit e Villarrealit, pa i llogaritur në mes tyre dy ndeshjet në të cilat mungoi, kundër Sevillës e Real Sociedadit, shkruan “Gazeta Express”.
Muriqi ka statistika të përafërta me lojtarët e njohur të këtij klubi si Samuel Eto’o, Walter Pandiani e Albert Luque.












