Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sherr në emisionin e Luana Vjollcës, ja çka ndodhi

11/11/2022 - 21:37
në ShowBiz
A A
Sherr në emisionin e Luana Vjollcës, ja çka ndodhi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një javë më parë moderatorja Luana Vjollca startoi emisionin e saj të ri. Por teksa po bëheshin provat gjenerale për emisionin e radhës, një incident ka ndodhur me një prej balerinëve.

Grines Fezollari është një prej të rinjve i cili ishte thirrur nga 2 koreografët, Nold Hoxha dhe Almenda Hoxha për të qenë pjesë e stafit të balerinëve. Por Grinesit përveç rolit të balerinit, i ishte caktuar edhe detyra e përgatitjes së videove për rrjetet sociale e këtu ka lindur sherri me koreografin Nold Hoxha.

Grines ka treguar për JOQ ALBANIA, se teksa po bënte video për rrjtetet sociale, koregrafi në fjalë i ka bërtitur dhe i ka kërkuar të largohet. Ai thotë se teksa po largohej, koreografi e ka goditur në mes të studios ku po bëheshin provat.

Por sikur të mos mjaftonte kjo edhe kur kanë dalë jashtë studiove, Grines thotë se koreografi e ka sharë dhe kërcënuar para bashkëshortes së tij Almenda dhe kjo gjë mund të vërtetohet edhe me anë të videove që ai ka mundur të regjistrojë.

Kur Grines ka tentuar të kontaktojë me produksionin, ata i kanë thënë se çështja duhet të zgjidhet me koreografin pasi ai e kishte punësuar. Por ky i fundit sipas Grines, nuk i ka dhënë asnjë kontratë për të nënshkruar për punën që kishte rënë dakord të bënte. Për rastin në fjalë Grines thotë se ka bërë edhe denoncim në polici.

Denoncimi i Grines:

“Me kishin marr per balerin te emisioni i Luanes 2 koreografet Nold dhe Almenda Hoxha. Qe ne fillim te bashkepunimit ka pasur kercenime. Para dy ditesh, teksa po benim provat gjenerale, mua me caktuan detyren qe te beja video per rrjetet sociale. Kur po xhiroja, Noldi Hoxha me urdheroi me te bertitura te hiqja telefonin ose te largohesha. Une vendosa te largohesha dhe aty me goditi, brenda studios se emisionit kur te gjithe po benin provat. Video qe ju kam nisur eshte momenti kur na kerkuan te dilnim jashte dhe per te dokumentuar cdo gje qe mund te ndodhte”

“Sic mund ta shihni stuata eskaloi dhe degjohet Noldi qe shan gjithe stafin aty, gruan e vete dhe me kercenon mua. E vetmja gje qe ndodhi pas kesaj eshte qe mua nuk mu dha asnje komunikim tjeter nga produksioni dhe me than ta zgjidhja vete kete ceshtje pasi marveshjen se kisha me klanin por me koreografet. Por un mendoj qe ka nje kod pune kur kjo ngjarje ndodh ne nje televizion kombetar. Une aty isha pa kontrate, sepse nuk ma dhan kurre per ta firmosur dhe nuk nuk bej dot gje ligjerisht por zoterine ne fjale e denoncova ne polici. Arsyeja pse dua ta bej publike kete gje eshte sepse sot me ndodhi mua, neser ja ben femijes se dikujt tjeter qe do kete te bej me keto dy koreograf”

JU REKOMANDOJMË

Ndodhet në paraburgim, Xheneta Fetahu në mbështetje të Gjestit

Ndodhet në paraburgim, Xheneta Fetahu në mbështetje të Gjestit
15/03/2026 - 22:45

Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është vendosur në paraburgim për një periudhë prej një muaji. Vendimi ka nxitur reagime të shumta në...

Më shumëDetails

Në ditëlindjen e 60-të, Erolld Belegu i propozon martesë Diola Dostit

Në ditëlindjen e 60-të, Erolld Belegu i propozon martesë Diola Dostit
15/03/2026 - 17:19

Në ditëlindjen e tij të 60-të, Erolld Belegu, ka bërë një surprizë të paharrueshme për partneren e tij, nutricionisten Diola Dosti. Çifti është bashkë prej një kohe dhe...

Më shumëDetails

Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “Onima”

Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “Onima”
15/03/2026 - 16:21

Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzat serioze për kanosje ndaj kompanisë muzikore "Onima", vëmendja e publikut u përqendrua te pala tjetër e përfshirë në këtë...

Më shumëDetails

Olta lajmërohet nga Roma, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje

Olta fotografohet në ashensor, ‘harron’ të vesh të brendshme!
15/03/2026 - 14:36

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura të shoë bizit shqiptar. Ajo po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postim të ndryshme...

Më shumëDetails

10-shi i UÇK-së feston sot ditëlindjen, bashkëshortja e uron me një mesazh plotë mall

Rexhep Selimi feston sot ditelindjen, gruaja e tij e uron nga Haga
15/03/2026 - 11:36

Sot feston ditëlindjen ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Me këtë rast, bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi e ka uruar publikisht përmes një postimi në Facebook....

Më shumëDetails

Kaq e bukur duket Elijona nën rrezet e diellit!

Në Gjermani apo Kosovë? Elijona tregon ku do të jetojë
15/03/2026 - 11:08

Ish-banorja e BBVK, Elijona, ka mahnitur ndjekësit e saj me një selfie të bukur të bërë nën rrezet e diellit. Elijona, e cila ka udhëtuar për në Gjermani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë