Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shëtit” nëpër parti- Kandidati i AAK’së për kryetar të Lipjanit i bashkohet Vetëvendosjes atje, dikur ishte pjesë e LDK’së

29/07/2025 - 21:48
në Kryesore, Lajme
A A
“Shëtit” nëpër parti- Kandidati i AAK’së për kryetar të Lipjanit i bashkohet Vetëvendosjes atje, dikur ishte pjesë e LDK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ilir Tasholli deri para një jave ishte kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Tasholli dha dorëheqje për “arsye objektive”. Sot, ai njoftoi që do t’i bashkëngjitet Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.

“Bashkë me disa prej përkrahësve të dashur, sot iu bashkuam Lëvizjes Vetëvendosje e cila më së miri mishëron vullnetin për ndryshim, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm për Lipjanin dhe për gjithë vendin.

Në këtë rrugëtim të ri, do të jemi në përkrahje të mikut tonë, kandidatit per Kryetar të Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje, z. Ilir Qeriqi, me të cilin ndajmë vizionin për një qeverisje lokale të ndershme, të përkushtuar dhe të afërt me qytetarët e Lipjanit“, thuhet ndër të tjera në njoftimin e sotëm të Tashollit.

Gjithsesi, para një jave Tasholli kishte njoftuar që për arsye objektive po tërhiqet nga kandidatura për kryetarin e Lipjanit nga radhët e AAK’së.

“Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani“, ka thënë ndër të tjera para një jave ai.

Tasholli përveç garës për zgjedhje lokale, në zgjedhjet parlamentare të këtij viti garonte me listën e AAK’së.

Ilir Tasholli ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan para 2021-ës. Ai ishte një mandat si deputet nga radhët e këtij subjekti politik.

Madje, gjatë kohës para se ta linte në LDK’në, për Tashollin flitej se po i bashkëngjitet Vetëvendosjes.

“Për të gjithë ata, të cilët po flasin dhe po mendojn se Ilir Tasholli po largohet dhe po e lë LDK-në për Vetëvendosjen, ne i përgënjeshtrojm të gjitha këto informacione, duke ju thënë se ai, është pranë LDK-së më shumë se kurrë më parë, i angazhuar duke punuar për fitore”, thuhej në një shkrim të një nga faqet e simpatizantëve të LDK’së.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në BIK: Sot kujtojmë 37 hoxhallarë, imam, shehit që ranë heronj në luftën çlirimtare

Kurti në BIK: Sot kujtojmë 37 hoxhallarë, imam, shehit që ranë heronj në luftën çlirimtare
20/03/2026 - 10:57

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministra nga kabineti qeveritar ka shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai ka uruar...

Më shumëDetails

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!

Festa e Bajramit, Abdixhiku: Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë!
20/03/2026 - 10:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kjo festë rikujton vlerat që i bashkojnë: solidaritetin, faljen...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë
20/03/2026 - 09:33

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë Islame, Myftiun Naim Tërnava për t’i uruar festën e Fitër Bajramit. Osmani tha se shpreson që kjo festë t’i...

Më shumëDetails

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë

Kryetari Ferit Idrizi, bashkë me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, falin dhe festojnë Bajramin me bashkëqytetarët e Vushtrrisë
20/03/2026 - 09:19

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit, ku më pas kanë vijuar me vizita...

Më shumëDetails

Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Bedri Hamza: 131 është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës
20/03/2026 - 07:28

Bedri Hamza ka uruar qytetarët me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit. Në urimin e tij, Hamza ka theksuar rëndësinë e solidaritetit...

Më shumëDetails

Kryeministri Kurti uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri Kurti uron festën e Fitër Bajramit
20/03/2026 - 07:25

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar të gjithëve festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti uroi që agjërimi dhe lutjet të jenë pranuar. “Në mesin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë