Pjesëtarë të Lëvizjes së Deçanit janë parë krahë kryeministrit Albin Kurti, për të cilën çështje është diskutuar sot në emisionin “Kosova Today “ në Klan Kosova.
Në lidhje me këtë, Dibran Gashi nga Lëvizja e Deçanit është shprehur se të gjithë kanë të drejtë që të kenë një orientim politik.
“Përveç një Pajaziti që po thoni, kush është tjetër që qenka i lidhur me partinë në pushtet, megjithëse e drejtë e secilit është të ketë një orientim politik”.
“Lëvizja e Deçanit është si shkak i revoltës për shkak të veprimeve të hoxhallarëve të caktuar, që kanë fyer vlerat kombëtare dhe kulturën kombëtare”, ka thënë Gashi.
“Ne e kemi parë qoftë partia Fjala, por edhe Lista për Familjen, po u referohem atyre që kanë qenë me Kurtin, sot janë shkëputur për shkak të Kodit Civil, a janë këto sinjale që mund t’i lidhin, për shembull disa grupe të tjera të interesit, bëhen bashkë me Kurtin, mund ta shtjellojmë?”, kjo ka qenë pyetja e moderatores për Avni Çakmakun.
E në lidhje me këtë, Çakmaku pati një përgjigje më të zgjeruar, përcjell Klankosova.tv.
“Nëse e shikon, edhe pse mundohen ta prezantojnë si diçka të ndryshme, por në bërthamë e kanë të njëjtin qëllim, dëmtimin e strukturës kombëtare të Kosovës. Këta përmes një elementi që e kanë gjetur fetar, edhe ata përmes një elementi që e kanë gjetur familjen”.
“Edhe këta gradualisht bashkohen në një kauzë të përgjithshme, e që është devalvimi i shtetit dhe kombit shqiptar në mënyrë absolute”, u shpreh ai.
Ndërkaq, duke folur për partinë në pushtet, gazetari Ardian Gaxherri është shprehur se ajo po i thithë të gjithë narkodilerët.
“Lëvizja Vetëvendosje i ka thithur krejt narkodilerët, përkrahësit më të fortë po dalin narkodilerët, ne po e shohim Drilon Bardhi, ky Mujeci”, u shpreh tutje Gaxherri.