Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria konfirmon hetimet për shitjet me autorizime të falsifikuara të pronave të komuniteteve RAE në Mitrovicë – Dyshime për zvarritjen e procesit nga prokurori Tmava?!

04/06/2023 - 13:04
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria konfirmon hetimet për shitjet me autorizime të falsifikuara të pronave të komuniteteve RAE në Mitrovicë – Dyshime për zvarritjen e procesit nga prokurori Tmava?!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në bazë të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 në Mitrovicën e jugut banojnë 528 romë, 647 ashkalinj dhe 6 egjiptianë. Shumica e banorëve të komuniteteve RAE në Mitrovicë jetojnë në lagjet ‘Adem Voca’ dhe  ‘2 Korriku’.

Më 2010 në Mitrovicë me rastin e ndërtimit të 50 shtëpive ishte përmbyllur kthimi i tyre nga kampet në pjesën veriore të qytetit.

Po jo gjithçka shkoi mirë për ta dy dekada pas luftës. Kjo pasi që pronat e disa prej tyre filluan të tjetërsoheshin paligjshëm, gjegjësisht të shiteshin me autorizime të faksifikuara. Të paktën kështu janë dyshimet e prokurorisë dhe policisë, të cilët po i hetojnë shumë raste.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se me dokumente të faksifikuara janë shitur dhjetra parcela të banorëve të komuniteteve RAE në Mitrovicën jugore.

Sipas burimeve të Veriu.info këtë skemë të dyshuar kriminale është duke e hetuar prej disa muajsh Prokuroria Themelore e Mitrovicës, përkatësisht prokurori Sahit Tmava.

Mirëpo, banorë të komuniteteve RAE që kanë raportuar rastin në redaksi, kanë shprehur dyshimet e tyre se prokurori Tmava është duke e zvarritur trajtimin e rastit dhe për pasojë ka vonesa në kthimin e pronave tek pronarët faktik.

Veriu.info ka kontaktuar me prokurorin Sahit Tmava, i cili sapo është pyetur për dyshimet për zvarritje të rastit, ka thënë që të kontaktohet zyra për informim e Prokurorisë për këtë çështje.

Në pyetjet e dërguara me shkrim zyrës për informim të Prokurorisë, se a po zvarritet rasti nga prokurori Sahit Tmava, kur pritet të ketë epilog të hetimeve, sa është numri i pronave që po trajtohen dhe a është e vërtetë se pronat që dyshohet se janë shitur me dokumente të falsifikuara, autorizimet për to janë bërë në shtetet e BE-së, e sidomos në Francë, zyra për informim e prokurorisë, është përgjigjur shkurt duke thënë: “Rastit të cilit i referoheni është duke u trajtuar me prioritet, dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japim informacione tjera”.

Foto: Prokurori Sahit Tmava

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se dhjetra prona të banorëve të komuniteteve RAE në Mitrovicë janë shitur viteve të fundit me dokumente/autorizime të faksifikuara, si pjesë e një grupi të dyshuar kriminal. Mësohet se të dyshuar si pjesë e këtij grupi janë të përfshirë disa biznesmenë (njëri prej tyre me inicialet A.S.), të paktën një avokat, një ndërmjetësues i licencuar, një noter dhe zyrtarë e ish zyrtarë të drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në komunën e Mitrovicës.

Sipas burimeve të Veriu.info, të cilat nuk i ka demantuar prokuroria në përgjigjen e saj, autorizimet kryesisht janë të bëra në vendet e BE-së, e të cilat janë përdorur për t’i shitur pronat e banorëve të komuniteteve RAE pa dijeninë e tyre.

Veriu.info ka mësuar identitetin e të paktën dy personave që u janë shitur pronat pa dijenin e tyre, por që për shkak se nuk kemi mundur t’i kontaktojmë akoma personalisht, emrat po ua publikojmë vetëm me iniciale. Fjala është për Gj. Mutishi dhe R. Behluli.

“Autorizimet janë të falsifikuara. Ato janë krijuar në shtetet e Evropës, më shumti në Francë. Krejt autorizimet janë fals, shikoni se si shumica e kanë të njëjtin nënshkrim, veç një shkronjë e kanë”, ka thënë burimi i Veriu.info.

Mësohet se me këto autorizime janë shitur toka të banorëve të komuniteteve RAE që nuk gjenden në Kosovë, të cilat kur kanë shkuar në drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronën në komunën e Mitrovicës kanë vërejtur se fletat poseduese të pronave të tyre tashmë janë në emër të personave tjerë, të cilët ka dalë se këto prona i kanë blerë nga të “autorizuarit” me dokumente të falsifikuara.

Ekipi i gazetarëve të Gazetës Online Veriu.info ka qëndruar sot në njërën lagje të komuniteteve RAE, ku ka tentuar të bisedojë me ndonjërin nga banorët që janë dëmtuar nga ky proces, por që doli se nuk gjenden në Kosovë, pra jetojnë në vendet evropiane.

Veriu.info ka zhvilluar bisedë me përfaqësuesin e kësaj lagjeje, H. H, (po i referohemi me iniciale pasi i njëjti nuk deshi të pronocohej me emër të plotë për shkak të ndjeshmërisë së rastit), i cili ka konfirmuar për gazetën se lidhur me rastin në këtë lagje kanë qenë hetues policor që kanë mbledhur informata lidhur me shitjen e kundërligjshme të pronave.

Ai tha se janë disa persona që janë dëmtuar në këtë proces, dhe madje një nga personat që ishte në rolin e ndërmjetësit në këtë veprimtari të kundërligjshme, ishte arrestuar para pak muajsh derisa po kalonte kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut./Veriu.info/

JU REKOMANDOJMË

ALARMANTE: Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

ALARMANTE: Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA
13/11/2026 - 22:47

Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një njoftim të ri, “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”, ka bërë të...

Më shumëDetails

Kraja: Kosova përfaqësohet në nivelet më të larta nga persona që s’dinë “as me folë e shkrue shqip”

Kraja: Kosova përfaqësohet në nivelet më të larta nga persona që s’dinë “as me folë e shkrue shqip”
13/11/2026 - 22:43

Shkrimtari Mehmet Kraja, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shkroi se keq-të-folurit dhe keq-të-lexuarit shqip tashmë ka arritur të marrë status shtetëror në Kosovë. “Kosova...

Më shumëDetails

S’ka kuorum, ndërpritet seanca – Ligji për Specialen nuk i vjen radha

S’ka kuorum, ndërpritet seanca – Ligji për Specialen nuk i vjen radha
13/11/2026 - 22:33

Mungesa e kuorumit ka bërë që kryetarja e Kuvendit ta ndërpres edhe një herë seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Një nga pikat e...

Më shumëDetails

Gruaja e telefonon, Lushtaku nga foltorja e Kuvendit i thotë “thirrëm më vonë”

Gruaja e telefonon, Lushtaku  nga foltorja e Kuvendit i thotë “thirrëm më vonë”
13/11/2026 - 22:05

Deputetit të PDK’së, Mërgim Lushtaku, i ka ndodhur një moment interesant gjatë kohës sa ka qenë duke folur në Kuvendin e Kosovës. Ai ka treguar se po e...

Më shumëDetails

LAJM I KEQ: Paralajmërohet rritje e çmimit të rrymës deri në 20%

Faturat e rrymës në Kosovë mund të shtrenjtohen edhe këtë vit, KEK konfirmon se ka propozuar rritje
13/11/2026 - 21:37

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka paralajmëruar shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike nga 15 deri në 20%, duke e lidhur këtë me deklaratën e Rizvanollit se na...

Më shumëDetails

Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin

Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin
13/11/2026 - 21:07

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    391 Shpërndaje
    Shpërndaje 156 Tweet 98
  • Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Publikoi video në Facebook me një armë pranë vetes, Policia ia bastis shtëpinë në Mitrovicë – E.G. përfundoi nën hetime

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë