Super sulmuesi shqiptar, Armando Broja po tërheq interes nga gjigantët e Serie A, AC Milan, Inter dhe Napoli, së bashku me skuadrat e Premierligës, Newcastle, West Ham dhe Southampton.
Huazimi nga Chelsea tek Southampton ka ndikuar shumë mirë, me sulmuesin shqiptar që ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës së Ralph Hasenhuttl, shkruan GazetaBlic Sport.
Chelsea duhet të vendosë nëse dëshiron ta mbajë atë apo ta lërë të shkojë Brojën, por duket se realizimi i 9-të golave nuk do të mund të anashkalohet lehtë nga terajneri Tuchel.
Mbetet e paqartë se sa do të kushtonte Broja në tregun e transferimeve, por disa raportime e kanë vlerësuar atë në rreth 25 milionë £ (31 milionë dollarë).
Sulmuesi ka kontratë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2026.











