Shkëmb Manaj ka paralajmëruar ardhjen e Vjosa Osmanit në LDK, duke thënë se do të shihemi së bashku në zgjedhje
Anëtari i kryesisë së LDK-së ka thënë se Kurti e solli gjendjen që vendi të shkojë prapë në zgjedhje.
“Dekreti i presidentes së republikës, znj. Vjosa Osmani, për shpërndarjen e kuvendit pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ndryshe me mosveprim do të bënte shkelje kushtetuese.
Kushtetuta e ka përcaktuar qartë, presidenti duhet të zgjidhet jo me vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Ky është afati kushtetues final, jashtë të cilit nuk mund të ketë asnjë afat shtesë dhe se asnjë institucion, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, nuk mund ta pezullojë dhe nuk mund ta zgjas afatin e përcaktuar qartë me Kushtetutë. Te gjitha afatet e tjera janë procedurale dhe janë në funksion të afatit final kushtetues.
Kjo qeverisje, pa asnjë nevojë, e sjelli gjendjen që vendi të shkojë prapë në zgjedhje. Ata nuk e pranuan as Vjosa Osmanin që të vazhdojë mandatin e dytë. Shihemi së bashku në zgjedhje”, shkruan Manaj në Facebook.













