Shtatë persona janë vrarë sot në Cetinje të Malit të Zi, raporton Radiotelevizoni i Malit të Zi.
Sulmuesi i armatosur, Aco Martinoviq, 45 vjeçar është në arrati, ndërsa Policia u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Sipas “Cetinjski List”, pas përplasjes së përgjakshme në një kafene, sulmuesi vrau edhe dy të mitur.
Sipas Radiotelevizonit të Malit të Zi, Martinoviq kishte konflikte të mëparshme me D.K, të cilin e takoi në kafene. Pas grindjes, ai shkon në shtëpi për të marrë armën, kthehet në kafene dhe vret e plagosë disa persona. Më pas, shkon drejt vendit Humci ku vret fëmijët e pronarit të kafenesë dhe një grua.
Sipas informatave të deritanishme, Martinoviq nuk ka lidhje me grupe kriminale të organizuara, por është i njohur për sjellje impulsive dhe është arrestuar më parë për mbajtje të paligjshme të armëve.
Për shkak të mungesës së forcave policore në Cetinje, policia nga Podgorica po mbikëqyr vendin e ngjarjes dhe po kërkon autorin e krimit.