Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për një shkrim të ish-koleges së saj deputete, Adriana Matoshi, në të cilën ajo ka përmendur “lagjen e Lushtakve”.
Musliu ka thënë se një shkrim të tillë nuk e ka shkruar vetë Adriana dhe sipas saj ajo është përdorur nga Dejona Mihali.
“Ky shkrim s’është i Adrianës. Këtë e shkruan një grekofile si Dejona Mihali, që s’ka asnjë ndjenjë për këtë vend e për këtë tokë”, ka thënë Musliu













