Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Bleron Baraliu: Zhveshja lakuriqe para fundit historik të VV-së dhe demitizimit të Albin Zaim Kurtit

27/08/2025 - 13:44
në Lajme, Opinione
A A
Baraliu: Paga minimale prej 350 euro është tallje me varfërinë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Bleron Baraliu

Liburn Aliu ka qenë idealisti më i spikatur në Vetëvendosjen e fillimeve të vështira, shtylla kyçe dhe padiskutim numri dy i saj. Ka qenë njeriu më i dashur, më i afërt dhe më i besuar aty për mua — lidhja ime më e fortë me VVnë (dhe KAN) së paku nga 2004.

Megjithatë, në mesnatën e hershme të 22.02.2011, në shtëpi të Bacit Adem, e pata kuptuar qartë se Liburni nuk kishte aftësi as guxim të kapërcente manipulimin pervers dhe paranojën alogjike e traumë-bazuar të Albinit. Nga ky çast vëllazëria jonë u zbeh deri në shuarje. Një të dashur e patriot të veçantë që mezi pritja ta shihja sa herë zbritja në Kosovë, më nuk e kam takuar gati fare nga 2011 e këndej.

Më pas, zbehja e tij brenda dhe jashtë VV ndër vite ishte natyrale — edhe për shkak të degradimit banal të VV por jo më pak për arësye të metamorfozës rrëshqitëse pas braktisjes së parimeve kokëforta nga vet ai. Kurrizi që thehet një herë natyrshëm lakohet njëmijë herë. Prandaj Liburni për mua ka pushuar të mbetet idealisti i pathyeshëm tash e shumë vite.

Por, kjo nuk mund të nënvlerësoj peshën dhe rëndësinë e tij si shtyllë përbërëse e substancës më të vlefshme të VVsë, as vlerat e idealizmit, patriotizmit dhe përkushtimit të tij për atdhe. Liburni ka qenë dhe mbetet përfaqësimi më i denjë i Lëvizjes Vetëvendosje, padyshim para Albinit në secilën radhitje të vlerave dhe kontributit kombëtar. Pa të, VV mbetet e zhveshur, lakuriq…

E kam të qartë që neomilitantët e VV, shkolla e turistëve e titistëve arrivistë, nuk mund ta perceptojnë se si Liburni mund të jetë kaq më domethënës e më peshërëndues se Albini në lëvizje, por ata që e njohin Vetëvendosjen qysh nga ditët e para të saj e dijnë mirë se Liburni me vehte ka sjellë rrënjë disa gjeneratash përkushtimi e atdhedashurie në lëvizje, traditë e histori përpjekjesh e kontributi të padiskutueshëm, përderisa Albini ka arritur si një aksident transformativ përmes kullerizmit pacifist të një studenti me kaçurrela të gjata e indoktrinimi cinik nën literaturën bolshevike të kohës.

Prandaj, largimi i Liburnit, sado i vonuar e stërvonuar — siç ndodh rëndom me njerëzit e përkushtuar e besnikë — përbën shuarjen e Lëvizjes Vetëvendosje në formën më sublime dhe patriotike të saj dhe fillimin e kapitullit të fundit dhe më të errët të saj: Kapitull që përfundon siç rëndomë përfundojnë grupet e interesit të renditura mbi narcisoizmin dhe ngushtësinë e një individi që në tërësi definon kultin verbërues e vetëshkatërrues të një grupi të këtillë — pa busullë, pa vlera, pa parime — thjeshtë në marrëzi të gërditshme dhe kosh plehrash të historisë.

Ngushëllime Liburn!

RIP Lëvizja Vetëvendosje 💀

JU REKOMANDOJMË

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen
13/03/2026 - 22:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe...

Më shumëDetails

Situata në Lindjen e Mesme, Arifi: Vendet arabe më shumë i frikësohen Iranit sesa Izraelit

Arifi: Kurrë nuk do ta besoja se VV e propozon Dimal Bashën
13/03/2026 - 22:03

Sipas opinionistit Avni Arifi vendet arabe shqetësohen më shumë për synimet e Iranit sesa Izraelit, pasi Irani kërkon të shtrijë ndikimin në botën myslimane dhe ka aleanca të...

Më shumëDetails

Bëhen gati 5 mijë marinsa amerikanë, Trumpi dëshiron të hap Ngushticën e Hormuzit

Trump: Nuk do të garoj për një mandat të tretë
13/03/2026 - 21:58

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i dislokojë 5000 marinsa në Lindjen e Mesme për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Pete Hegseth, sekretar i mbrojtjes, ka miratuar kërkesën nga...

Më shumëDetails

Serbia bleu raketa kineze, reagon BE

BE mirëpret tranzicionin e qetë të pushtetit në katër komunat veriore – betimi u bë para simboleve shtetërore të Kosovës
13/03/2026 - 21:55

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje të premten që Serbia të marrë vendime të qarta në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, pas lajmit për blerjen e raketave...

Më shumëDetails

Koci: Masa e përkohshme nga Gjykata tregon se dekreti i Vjosa Osmanit është antikushtetues

Koci: Masa e përkohshme nga Gjykata tregon se dekreti i Vjosa Osmanit është antikushtetues
13/03/2026 - 21:50

Melazim Koci, politolog, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për masë të përkohshme dërgon mesazhin se dekreti i Vjosa Osmani është antikushtetues.Ai për Expose, prodhim i...

Më shumëDetails

ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025

ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025
13/03/2026 - 21:30

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe qasjes së shpenzimeve....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Nexh Spahiu kritikon urën e re mbi lumin Ibër: Po qëndron shtrembër dhe dëmton pamjen estetike pasi ana e djathtë është më ulët

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Porfirije iu shkruan letër Putinit, Trumpit, kreut të Vatikanit e disa të tjerëve, ankohet për dy Ligjet e Kosovës

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë