Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Gerina Mullaj: Një burrë i vërtetë mban mirë gruan dhe dashnoren

23/05/2023 - 19:58
në Lifestyle, Opinione
A A
Shkruan Gerina Mullaj: Një burrë i vërtetë mban mirë gruan dhe dashnoren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Gerina Mullaj

Në do të njohësh karakterin e një burri të pushtetshëm, shiko si trajton familjen, por nëse do të njohësh personalitetin e tij shiko si trajton dashnoren. Një burrë i vërtetë i mban të dyja mirë dhe ç’është e vërteta atij s’ka sesi të mos i shkojë mendja se për të qënë në lartësinë që i kërkon intelekti i pushtetit, të mos i duhet një grua e mirë. Por, nga ana tjetër ai nuk është aq budalla sa të mos mendojë se më mirë sesa një grua e mirë janë dy gra të mira, për të cilat ndërgjegja e tij ia lejon vetes të shkelë pak besnikërinë, kur vjen puna për të mbajtur lart vlerat publike.

Se siç ka thënë edhe Groucho Marx, “pas një burri të suksesshëm fshihet gjithmonë një grua e më pas bashkëshortja”. Prandaj i duhen dy gra. Kështu një burri që vesh kostum bojëhiri, plus kravatë ylberi, plus këmishë me iniciale personale e ca këpucë me lidhëse të gjata, i duhen domosdo dy gra, por jo dy vjehrra. Kjo duhet të jetë arsyeja, përse legalizojnë vetëm njërën prej tyre, për të shpëtuar nga vjehrrat.

Njëra duhet për ta veshur, e tjetra për ta zhveshur, ngaqë secili proçes kërkon kohën e mundin e vet dhe një grua e vetme nuk ia del dot. Një grua e vetme lodhet. Prandaj duhen dy gra. Më pas vjen lavdia, por një burrë që ka vëmendjen e gjithë botës s’ka sesi të mos i lejojë vetes luksin e të paturit vëmendjen e dy grave që t’i thonë herë pas here se ai e meriton vërtetë këtë lavdi. Kjo i bën mirë egos së pushtetarit. Mund t’ja thoshte edhe njëra, por ai nuk është aq kaqol sa të besojë se një mendje është më mirë se dy mendje. Një mendje e vetme nuk mund ta bind një njeri që ka potenciale të mëdha. Prandaj, pushtetarit i duhen dy mendje.

Kjo s’do të thotë se nuk e do gruan, ai e do shumë atë, më shumë se gjithë gratë e tjera që rreshton si ushtare në llogoren e tij të pushtetit, por mendjet e vogla e paragjykojnë ngaqë nuk mund të kuptojnë ose më keq akoma nuk duan. Ata nuk shohin madhështinë që fshihet prapa kostumit të këtij njeriu të madh, se të mbash disa gra duhet të jesh i madh në shumë kuptime. Do të thotë të dish të balancosh disa pushtete njëherësh. Ata nuk e kuptojnë se ai nuk tradhëton për ego, as për instikt, as për adrenalinë, por tradhëton në emër të dashurisë që ka për bashkëshorten, se një burrë me integritet s’ka sesi të mos i thotë mendjes që për të mbajtur gjallë dashurinë për gruan duhet ta tradhëtojë nganjëherë atë, për këtë duhet të flijohet ajo tjetra, por për gjërat e mëdha gjithmonë dikush flijohet.

Abrahami desh flijoi të birin për Perëndinë, se edhe dashuria për gruan një lloj Perëndie është, e shenjtë, e pacënueshme, sovrane. Për një njeri publik është e vështirë ta mbajë të shëndetshme këtë dashuri nisur edhe nga tensionet e shumta që duhet të mbajë mbi supe përmes vëmendjes publike, të cilën hiqet se nuk e do, por në të vërtetë netëve para gjumit shtrydh trurin të krijojë mënyra të reja për të patur sa më shumë vemendje, prandaj i duhet gruaja tjetër. Për t’u shkarkuar a ngarkuar, se mbaj mend mirë cila nga këto është. Por, ja që atij i duhen siç i duhen dy makina, dy vila, dy telefona, dy kostume të shtrenjta, dy personalitete, dy fytyra. Nganjëherë ndjehet dyfish tradhëtar, ngaqë ngatërrohet për një çast dhe nuk e ka të qartë kë po tradhëton, gruan apo atë tjetrën që zgjedh të bëhet kurban si dashi ditën e Bajramit.

Ndonjëherë ndjehet keq, ngaqë i duket se po i tradhëton të dyja. Por, kjo trazirë i kalon shpejt, vetëm sa ja fshik vetëdijën, sa i kujton se ndoshta tradhëtia ka pamjen e një korbi të zi, por jo, befas ky imazh zhduket, ai i shkund mendimet kobzeza dhe tradhëtia merr trajtën e një zaneje gushëbardhë që shpëton familjen nga drama e monotonisë. Sekreti i një martese të lumtur nuk është më sekret, është tradhëtia. Prandaj i duhen dy gra, njëra i përkëdhel egon, tjetra i përkëdhel pasionin e fshehur. Njëra i rrit fëmijët, tjetra i rrit dëshirat. Njëra i jep ushqim, ndërsa tjetra e ndihmon të heqë kaloritë e ushqimit, njëra e urtëson dhe e pjek, ndërsa tjetra i kthen rininë dhe marrëzinë, njëra e mençuron, tjetra e le pa mend…

 

JU REKOMANDOJMË

Të paktën 18°C në shtëpi: këshilla për personat mbi 65 vjeç gjatë të ftohtit

Të paktën 18°C në shtëpi: këshilla për personat mbi 65 vjeç gjatë të ftohtit
13/11/2026 - 16:12

Personat e moshës 65 vjeç e lart këshillohen ta mbajnë banesën të ngrohtë gjatë dimrit, veçanërisht natën. Paralajmërimi vjen mes shqetësimeve se ndryshimet në vorbullën polare mund të...

Më shumëDetails

Nga vjen emri i Tiranës

Nga vjen emri i Tiranës
11/11/2026 - 16:13

Shkruan: Ben Blushi Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e tha i pari këtë...

Më shumëDetails

Sa proteina u duhen grave çdo ditë, për të ruajtur shëndetin?

Sa proteina u duhen grave çdo ditë, për të ruajtur shëndetin?
11/11/2026 - 15:24

Proteinat janë të rëndësishme për ndërtimin dhe ruajtjen e muskujve, forcimin e kockave, prodhimin e hormoneve dhe rikuperimin e trupit. Sasia e proteinave që i nevojitet një gruaje...

Më shumëDetails

Testi 30-sekondësh që mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj, ja si ta provoni në shtëpi

Testi 30-sekondësh që mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj, ja si ta provoni në shtëpi
11/11/2026 - 09:22

Një test i thjeshtë që zgjat vetëm 30 sekonda mund të japë të dhëna të rëndësishme për gjendjen tuaj shëndetësore, duke përfshirë forcën muskulore, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë fizike....

Më shumëDetails

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit
07/11/2026 - 17:44

Shkruan: Astrit Bunjaku Individi mund t’i njohë kontradiktat e realitetit dhe përsëri të marrë pjesë në riprodhimin e tyre. Pikërisht këtu qëndron një nga idetë më provokuese të...

Më shumëDetails

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në
06/11/2026 - 10:56

Shkruan: Visar Duriqi Në Kosovë lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejtësia me shpejtësinë. Në këtë garë, ajo që humbet e para është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    394 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99
  • Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë