Ka vdekur babai i këngëtares së njohur, Shkurte Gashit.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në Instagram, duke thënë se sot ka humbur më shumë se një baba, shokun dhe mësuesin e jetës.
“Dhimbja për ty është e pafund, sepse dashuria jote ishte e pakrahasueshme. Do të jetosh përherë në zemrën time, në kujtimet e mia, në çdo këshillë që më dhe e në çdo vlerë që ma mësove. Pusho i qetë, babush krenaria ime e përjetshme”, ka shkruar Gashi.