Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkurtimet buxhetore dhe prania diplomatike e SHBA në Ballkan e Kosovë, DASH: Puna vazhdon normalisht, s’kemi njoftuar mbyllje ambasade apo konsullate

03/06/2025 - 18:38
në Lajme
A A
Shkurtimet buxhetore dhe prania diplomatike e SHBA në Ballkan e Kosovë, DASH: Puna vazhdon normalisht, s’kemi njoftuar mbyllje ambasade apo konsullate
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas marrjes për herë të dytë të Shtëpisë së Bardhë, Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka filluar një varg reformash, shkurtimesh buxhetore e mbyllje mediash e organizatash të cilat kanë funksionuar prej vitesh me paratë e taksapaguesve amerikanë, si USAID e Zëri i Amerikës.

Në media prestigjioze si “The New York Times”, “Washington Post” “Reuters” “Le Monde” e “AFP” ka pasur raportime se ka plane edhe për shkurtime buxhetore sa i përket Departamentit Amerikan të Shtetit. Siç shkruanin këto media, bazuar në një “Memo”, shkurtimi buxhetor do të ishte rreth 50 % dhe se kjo do të rezultonte edhe me mbyllje ambasadash.

Por a ka pasur ndonjë lëvizje konkrete nga DASH për reforma dhe shkurtime buxhetore sa i përket ambasadave që SHBA-ja ka në Ballkan dhe a ka ndonjë plan konkret sa i përket Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se s’ka asnjë mbyllje të ndonjë ambasade dhe as të ndonjë konsullate dhe se puna është duke vazhduar normalisht.

Ky zëdhënës ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit është duke vazhduar vlerësimet për programet dhe pozicionimin global të SHBA-së për t’u siguruar që janë në pozicionin më të mirë për të përballuar sfidat e kohës.

“Nuk është njoftuar mbyllje ambasadash ose konsullatash dhe operacionet vazhdojnë normalisht. Departamenti i Shtetit vazhdon të vlerësojë programet dhe pozicionimin tonë global për të siguruar që jemi në pozicionin më të mirë për të përballuar sfidat moderne në emër të popullit amerikan”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Gazetën Express.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë që nga largimi i ambasadorit Jeff Hovenier në dhjetorin e vitit të kaluar është duke vazhduar funksionimin me të ngarkuarën me punë Anu Prattipati.

Shtetet e Bashkuara hapën për herë të parë Zyrë të Shërbimit të Informacionit të SHBA-së në Kosovë në vitin 1996. Mes viteve 1999-2008, Zyra e SHBA-së në Prishtinë funksionoi si misioni diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara krijuan zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe Zyra u bë Ambasadë më 8 prill 2008.

JU REKOMANDOJMË

Mehmetaj – Kurtit: Çka tash? Kush jep llogari që Serbia me 10 forma po i kontrollojka serbët e Kosovës?
Kryesore

Lirim Mehmetaj kthen një deklarim të Kurtit: Qe autoportret nga Albin Struja

05/06/2025 - 13:27
Kadrijaj: Kurti aludonte për sovranitet në veri, pabarazi që tani mos të rritet çmimi i rrymës atje
Lajme

Kadrijaj: Kurti e Bahtiri të prejnë kurban për t’i gjetur votat

05/06/2025 - 13:16
Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
Lajme

Dardan Sejdiu pas 27 dështimeve të kuvendit: Nëse s’kini guxim me udhëheq, kini dinjtetin me u tërheq

05/06/2025 - 12:46
Tërnava vjen me urimin tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël: Le t’i hapim dyert e zemrës për nevojtarët, të vetmuarit e të harruarit
Lajme

Tërnava vjen me urimin tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël: Le t’i hapim dyert e zemrës për nevojtarët, të vetmuarit e të harruarit

05/06/2025 - 12:34
Kryeziu: S’besoj që po veprojmë jashtligjshëm me propozimin e votimit të fshehtë
Lajme

Kryeziu pas dështimit të 27-të: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar votimin

05/06/2025 - 12:15
Bajrami: Deri të ketë dorëheqje efektive që Kurti e ministrat të mos mund të kthehen në zyrë, LDK voton kundër
Lajme

Bajrami: S’ka kurrfarë arsyeshmërie për zgjedhje të reja nacionale

05/06/2025 - 11:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1320 Shpërndaje
    Shpërndaje 528 Tweet 330
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Shpallet fituese kompania për mirëmbajtje të gjelbërimin në Mitrovicë – kompania humbëse konkuroi me rimorkio për shpërndarjen e urinës së bagëtive

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gashi i AVONET: IPKO po i dëmton qytetarët

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë