Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po akuzohet se lejet për ndërtimet e larta po i marrin shumë shpejt vetëm shokët e tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Këto akuza atij ia ka drejtuar kandidati i LDK-së, Ardian Shala.
“Shokët e kryetarit marrin leje menjëherë, për 2-3 muaj, kurse të tjerët duhet të presin gjatë” – ka thënë gjatë një debati në ATV Ardian Shala i LDK-së.
Ky debat i ashpër u zhvillua gjatë kohës sa po diskutohej për ndërtimet e larta në Suharekë.//Veriu.info/












