Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shokon 28 vjeçarja: S’du m’i pa 5 fëmijët, ish-burri m’ka rreh me shkop

29/10/2025 - 00:41
në Lajme
A A
Shokon 28 vjeçarja: S’du m’i pa 5 fëmijët, ish-burri m’ka rreh me shkop
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas historisë së Gafurr Rexhepit dhe pesë fëmijëve që po rriten pa nënë, rrugëtimi i Kiks Kosovës vazhdon në Dobrajë të Vogël të Lipjanit.

Në këtë fshat të qetë, në një shtëpi modeste, jeton Selvete Kadriaj – gruaja që për gati tri vjet nuk është parë me fëmijët e saj. Oborri i shtëpisë ku jeton tashmë Selvetja me burrin, Elham Kurteshaj, është mbuluar nga balta. E nga shtëpia njëkatëshe me mure të plasaritura e me kushte jetese jo fort të mira, doli 28-vjeçarja. Pavarësisht kushteve, ajo thotë se për herë të parë pas shumë vitesh ndjehet e lirë dhe e qetë.

11 vjet martesë me Gafurrin, thotë se i kishte kaluar për zi. Ajo ka rrëfyer se atje është ndjerë e izoluar dhe e nënshtruar. Për shkak të lodhjes nga dhuna, vendosi të largohej me djalin e saj të vogël, tashmë tre vjet më parë, dhe të kthehej në familjen e prindërve në Shtime. Deri atje u përcoll nga ish-vjehrri, Ruhan Rexhepi, pa e ditur se nusja nuk do të kthehej më. Atje i la katër fëmijët e tjerë.

Gjatë kësaj kohe, përdori shtesat e katër fëmijëve që i merrte nga Qeveria e Kosovës për t’u kujdesur për djalin e vogël. Me ato para blinte ushqim, pelena dhe ilaçe. Paratë për fëmijët, që herë ishin 120 e herë 150 euro në muaj, ajo thotë se i ka marrë vetëm për 8 muaj, jo për rreth 3 vjet, siç pretendon familja e ish-burrit. Gjatë kohës sa qëndroi te familja, ajo u njoh me burrin e saj aktual, Elham Kurteshaj, përmes TikTok-ut, dhe pas një jave vendosi të fillonte një jetë të re me të në Dobrajë të Vogël.

Djalin e vogël e la te babai i tij, Gafurr Rexhepi. Me asnjërin prej pesë fëmijëve, 28-vjeçarja thotë se nuk dëshiron të flasë e as të takohet, ani pse ish-burri ia lejon.

Ndiqeni të plotë kronikën:

JU REKOMANDOJMË

Meriton Mjekiqi: Kam humbur çdo kontakt me djalin, kur ta takoj do i them të vërtetën time
Kryesore

Meriton Mjekiqi: Kam humbur çdo kontakt me djalin, kur ta takoj do i them të vërtetën time

29/10/2025 - 00:36
“Zgjate Zot këtë dashni”, VV e AAK bëhen bashkë edhe në Prizren
Lajme

“Zgjate Zot këtë dashni”, VV e AAK bëhen bashkë edhe në Prizren

28/10/2025 - 23:03
Osmani takohet me Presidentin e Mauritanisë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Kryesore

Osmani takohet me Presidentin e Mauritanisë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

28/10/2025 - 22:56
Abdixhiku kopjon pak Kurtin e Vetëvendosjen në raport me mediat
Lajme

Pse u takua bash dje me Abdixhikun? Flet Limaj

28/10/2025 - 22:45
Zemaj për incidentin me qytetarin: U shqetësuan shumë njerëz, s’kisha dashtë askush të jetë në pozitën që isha
Lajme

Zemaj për incidentin me qytetarin: U shqetësuan shumë njerëz, s’kisha dashtë askush të jetë në pozitën që isha

28/10/2025 - 22:11
Dibran Hoxha: Serbia nuk është shtet fashist, ndërsa Izraeli është – nuk na duhet njohja e saj
Lajme

“Pse të mos e bëjmë?” – Dibran Hoxha: Këta të qesin para shantazhit patriotik e moralist, presion mbi deputetët – Kurti na privoi nga të mirat për 8 muaj

28/10/2025 - 21:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krimet Ekonomike arrestojnë në Vushtrri doktorin për marrje ryshfeti

    Krimet Ekonomike arrestojnë në Vushtrri doktorin për marrje ryshfeti

    350 Shpërndaje
    Shpërndaje 140 Tweet 88
  • Policia e Kosovës paralajmëron: Mos hapni këto e-maile mashtruese

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Arrestohet pronari i kompanisë “Valoni Titan”, Naser Deliu nga Skenderaj – punëtori i lëndohet në vendin e punës në Gjilan

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Po e largoj Dimalin nga kryetari i Kuvendit”, Limaj zbulon ofertën e minutave të fundit që Kurti i bëri të dielën

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Syrin e mavijosur, detaji nga paraqitja e Belinda Ballukut me Liburn Aliun që po trazon rrjetin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë