Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpallen në kërkim bashkëpunëtorët e masakrës së Shkodrës, zbulohet banesa që përdorej si bazë kriminale

09/09/2025 - 11:37
në Lajme
A A
Shpallen në kërkim bashkëpunëtorët e masakrës së Shkodrës, zbulohet banesa që përdorej si bazë kriminale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës, raporton Topchanel.

Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
U sekuestruan:
-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;
-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj “godet” LVV-në: “Zgërdhihuni” nëpër bufe me dreqin e të birin, e në publik na shitni moral
Lajme

Haradinaj “godet” LVV-në: “Zgërdhihuni” nëpër bufe me dreqin e të birin, e në publik na shitni moral

09/09/2025 - 17:55
AAK për Vjosa Osmanin: Patericë e Vetëvendosjes, po mundohet ta marr edhe një mandat si presidente
Lajme

AAK për Vjosa Osmanin: Patericë e Vetëvendosjes, po mundohet ta marr edhe një mandat si presidente

09/09/2025 - 17:51
Vëllai ndërtoi shtatoren e Albin Kurtit, motra kandidate e LDK-së në Podujevë
Kryesore

Vëllai ndërtoi shtatoren e Albin Kurtit, motra kandidate e LDK-së në Podujevë

09/09/2025 - 17:46
Presidentja i drejtohet Kushtetueses me fjalë të LVV-së, përdor argumentet që u thanë në mbledhjen e partisë së Kurtit
Kryesore

Presidentja i drejtohet Kushtetueses me fjalë të LVV-së, përdor argumentet që u thanë në mbledhjen e partisë së Kurtit

09/09/2025 - 17:44
VV e kopjon sloganin “Bashkë”, të njëjtin e kishte përdorur PDK në Zgjedhjet Lokale 2021
Kryesore

VV e kopjon sloganin “Bashkë”, të njëjtin e kishte përdorur PDK në Zgjedhjet Lokale 2021

09/09/2025 - 17:36
Gënjeshtra e Alban Hysenit – Premtoi dy nënkalime në Gjilan gjatë këtij mandati, nuk e bëri asnjërin! (VIDEO)
Lajme

Gënjeshtra e Alban Hysenit – Premtoi dy nënkalime në Gjilan gjatë këtij mandati, nuk e bëri asnjërin! (VIDEO)

09/09/2025 - 17:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare

    Fundi i misterit: Gruaja nga Ferizaj që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës, historia e patreguar nga përplasja në Banjskë

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Arrestohet ish drejtori i DKRS-së në Mitrovicë, Fahri Jashari – Paraprakisht ishte shkarkuar nga Hamza nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: OJQ-ja i kthen Komunës mjetet financiare (6500 euro) që iu transferuan nga DKRS-ja, për të cilat u shkarkua dhe arrestua Fahri Jashari

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Suspendohet Naime Krasniqi-Jashanica, gjyqtarja e skandalit të audio-inicizimit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë