Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash

09/10/2025 - 16:23
në Lajme
A A
Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njëzet e gjashtë milionë euro për studentë, një milion për pako ushqimore për familjet në nevojë, subvencionim i faturave të energjisë elektrike për familjet me të ardhura të ulëta…

Këto vendime të Qeverisë në detyrë të Kosovës më 7 tetor u cilësuan nga kundërshtarë politikë e përfaqësues të shoqërisë civile si fushatë elektorale.

Për kë? Për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë në pushtet, që synojnë të fitojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Nuk është e qartë se kur do të shpërndahen këto mjete dhe mbi çfarë kriteresh. Unë besoj se është vetëm për ta krijuar një narrativë që do të shfrytëzohet për zgjedhjet”, thotë Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim, për Radion Evropa e Lirë.

Ai dyshon se shpërndarja e këtyre mjeteve, në mënyrë specifike për studentë, do të përkojë me rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku Cakolli pret që në garë të jenë shumë kandidatë të LVV-së.

“Kjo u ofron mundësinë kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ta kenë si aset shtesë në zgjedhje temën e ndarjes së këtyre mjeteve, duke e shfaqur këtu idenë e përkrahjes që do ta kenë nga niveli qendror”, shton Cakolli.

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale ka filluar më 12 shtator. Që atëherë, Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar edhe një tjetër mbledhje, ku janë marrë vendime për fillim e finalizim të proceseve të shpronësimeve dhe janë ndarë edhe tre milionë euro për rehabilitimin e rrugëve rajonale.

Akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, se vendimet e tilla po bëhen “për të blerë vota” për kandidatët e LVV-së, janë kundërshtuar nga kjo parti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, theksoi disa herë se vendime të ngjashme janë marrë edhe në vitet paraprake, kur s’ka pasur fushatë elektorale, dhe se disa kanë qenë premtime të kamotshme.

Por, për vrojtues të fushatës elektorale, problemi nuk qëndron vetëm te vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës.

Më 7 tetor, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kuti, mori pjesë në përurimin e rrjetit të ujësjellësit në disa fshatra të Fushë Kosovës.

Në komunikatën zyrtare për këtë aktivitet u tha se ai u shoqërua nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Arsim Fetahu.

Të gjithë këta përfaqësojnë institucione që bashkëpunuan në këtë projekt.

Por, aty ishte i pranishëm edhe kandidati i LVV-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza.

Lidhur me këtë aktivitet, ai postoi katër herë në llogarinë e tij në Facebook, duke shkruar se “ndryshimi historik po fillon” dhe duke kërkuar votat e qytetarëve atje.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, në zgjedhjet lokale në Fushë Kosovë ka fituar gjithnjë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Paraqitja e kandidatëve të LVV-së për kryetarë komunash në projekte që janë përuruar në komunat përkatëse, ka filluar qysh para fushatës elektorale.

Më 25 gusht, kandidati i LVV-së për Mitrovicë të Jugut, Faton Peci, kishte postuar fotografi me kryeministrin në detyrë, Kurti, përkrah urës së re të ndërtuar mbi lumin Ibër.

Në të njëjtën linjë, më 5 tetor, kur Ministria e Shëndetësisë dhuroi një autoambulancë të re për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut, Peci ishte sërish përkrah ministrit në detyrë, Arben Vitia.

Cakolli, nga Demokracia në Veprim, thotë se aktivitetet e tilla nuk kanë qenë të papara në proceset e mëparshme zgjedhore.

“Por, ajo që bie në sy gjatë muajve të fundit është se përurimi apo fillimi i secilit projekt nëpër komuna, është bërë kryesisht me pjesëmarrjen e kandidatëve të LVV-së që do të jenë pjesë e garës”, thotë Cakolli.

Ai shton se kjo po bëhet ashtu që kandidatët të mund ta shfrytëzojnë “kapitalin politik që gëzon LVV-ja në nivelin qendror dhe sidomos Albin Kurti si person përgjegjës në pushtet”.

Përballë akuzave të shumta se resurset publike po keqpërdoren për fushatë, përkrahës të shumtë të LVV-së në rrjete sociale kanë ngritur krahasime me sjelljen e kryetarëve aktualë të komunave.

Aktualisht, Vetëvendosja udhëheq në vetëm katër nga 38 komunat e Kosovës: Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe Podujevë.

Shumë nga kryetarët aktualë nëpër komunat e Kosovës kanë nisur shtrimin e asfalteve, përurimin e çerdheve dhe shumë projekte të ngjashme pikërisht gjatë fushatës elektorale.

Kështu ngrihet pyetja: Pse akuzohet LVV-ja që po shfrytëzon pushtetin në nivelin qendror, dhe jo partitë tjera nga të cilat vijnë kryetarët e komunave, e që shfrytëzojnë buxhetin lokal gjatë fushatës?

Cakolli thotë se keqpërdorimi i resurseve publike për fushatë nuk është më i rrallë as në nivelin lokal.

Ai përmend rastin në Prishtinë, ku kryetari aktual, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, liroi nga pagesa për trafikun urban disa kategori të qytetarëve të Prishtinës vetëm 11 ditë para zgjedhjeve.

Por, ka një dallim, thekson Cakolli.

“Nuk është e njëjtë si një qeveri që menaxhon me gati tre miliardë euro dhe që vetëm në muajt e fundit, duke qenë qeveri në detyrë, ka shpenzuar mbi 100 milionë euro, e që është vlerë më e madhe se shuma e të gjitha projekteve të përuruara nga kryetarët gjatë krejt fushatës apo gjatë krejt vitit të fundit”, thotë ai.

Për shkak të këtij dallimi, ai thotë se “ndikimi në përcaktimin e votuesve dhe rrjedhimisht edhe në rezultat [nga vendimet e Qeverisë], është dukshëm më i madh sesa ai i kryetarëve të komunave”.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mori kritika edhe në fund të tetorit të vitit të kaluar, kur vendosi për rritje pagash në sektorin publik, disa muaj para zgjedhje parlamentare.

Edhe atëherë, opozita e cilësoi vendimin si pjesë të fushatës paraelektorale.

Ngjashëm, në vitin 2011, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte marrë vendim për rritje të pagave nga 30 deri në 50 për qind për sektorin publik pak para zgjedhjeve.

Ai veproi njëjtë edhe në vitin 2014 kur, sërish para zgjedhjeve, Qeveria që ai drejtonte mori vendim për rritje të pagave. Por, ai vendim në fund nuk u zbatua pasi kryeministër u zgjodh Isa Mustafa./REL/

JU REKOMANDOJMË

“Çifti yt m’ka çu n’burg” – përplasje e ashpër mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut
Lajme

“Çifti yt m’ka çu n’burg” – përplasje e ashpër mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut

09/10/2025 - 22:11
Çeku-Ramës: Prishtina është e ngulfatur nga trafiku
Lajme

Çeku-Ramës: Prishtina është e ngulfatur nga trafiku

09/10/2025 - 21:49
Debat i ashpër për Prishtinën, Çeku-Ismailit: Çfarë ke besuar te Rama, kur i ke ftuar votesit e PDK-së ta mbështesin
Kryesore

Debat i ashpër për Prishtinën, Çeku-Ismailit: Çfarë ke besuar te Rama, kur i ke ftuar votesit e PDK-së ta mbështesin

09/10/2025 - 21:34
Nuk u ftua në debatin për kryeqytetin, Besa Shahini paralajmëron ankesë në KPM
Lajme

Nuk u ftua në debatin për kryeqytetin, Besa Shahini paralajmëron ankesë në KPM

09/10/2025 - 21:24
Hajrulla Çeku: Përparim Rama ka shkelur ligjin me kontratën 18.4 milionëshe për “Xhorxh Bush” – e kam denoncuar
Kryesore

Hajrulla Çeku: Përparim Rama ka shkelur ligjin me kontratën 18.4 milionëshe për “Xhorxh Bush” – e kam denoncuar

09/10/2025 - 21:11
Osmani në takim me Radoniqin: Serbia po ndërhyn hapur në zgjedhje, duhet mbrojtur vota e lirë
Lajme

Osmani në takim me Radoniqin: Serbia po ndërhyn hapur në zgjedhje, duhet mbrojtur vota e lirë

09/10/2025 - 21:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq

    Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq

    240 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Komunikata nr. 28 e UÇK-së: Si u vra babai i Fatmir Shehollit më 1997

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Dosja për spiunazh: Ja pse Sheholli përmendej në shënimet e spiunit të dyshuar të BIA-s

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Hyrje e dalje në veturë, kontrolle të detajuara- Pamje nga arrestimi i Fatmir Shehollit këtë mëngjes

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • SHBA-ja ia bën të vështirë jetën Vuçiqit, futen në fuqi sanksionet ndaj Serbisë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë