Mes personave të bllokuar ishte edhe një familje kosovare me tre fëmijë, e cila kishte qëndruar për disa orë në mes të stuhisë së borës.
Ekipi i ShKShMK-së nga stacioni i Pejës u nis menjëherë drejt vendit të ngjarjes me personel dhe pajisje specialistike, përfshirë edhe motosajën.
Teknikët e shpëtimit vlerësuan gjendjen shëndetësore të familjes dhe më pas e evakuuan deri në zonën e sigurt në Pikën Kufitare Kullë.
Ndihmë u ofrua edhe për persona të tjerë të bllokuar në zonë, përfshirë një shofer kamioni shtetas i Malit të Zi, i cili u dërgua dhe u dorëzua autoriteteve malazeze.
Operacioni u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit e Pejës, duke garantuar evakuimin e sigurt të të gjithë personave në rrezik.












