Një turist gjerman i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në Malin e Dajtit është lokalizuar nga Policia e Shtetit pas disa orësh kërkim.Sipas njoftimit, i njëjti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërsa thuhet se sot rreth pasdites, ai e ka humbur rrugën në një zonë me terren të vështirë.“Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i tij, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”- thuhet në njoftim.Policia ka publikuar pamje nga aksioni i kërkim shpëtimit.
Alarm në Kosovë nga rritja e rasteve me fruth: Rreth 300 të infektuar, mbi 90% të pavaksinuar
Rastet e prekura nga fruthi në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, me një hov të veçantë gjatë muajit të fundit. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar...
Më shumëDetails











