Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shpresoj të jetë keqinterpretim”: ‘Spektakli’ i Gërvallës në interpretimin e vendimit të Kushtetueses

05/10/2025 - 15:54
në Kryesore, Lajme
A A
“Shpresoj të jetë keqinterpretim”: ‘Spektakli’ i Gërvallës në interpretimin e vendimit të Kushtetueses
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Shpresoj të ketë qenë keqinterpretim në atë njoftim”; “i ka dhënë të drejtën e vetos”…

Me deklarata të tilla, Donika Gërvalla nga Partia Guxo zgjodhi t’ia ngarkojë fajin e radhës Gjykatën Kushtetuese, vendimi i të cilës merr si referencë pikërisht një dokument që mban gjurmët e Qeverisë Kurti 2.

Me tone të ashpra ndaj këtij institucioni, Gërvalla e cilësoi “gabimin më të madh të 25 viteve të fundit”, nëse – siç ajo dhe zyrtarë të tjerë të partive në koalicion me të po e propagandojnë – Gjykata “i ka dhënë të drejtën e vetos në formimin e institucioneve qendrore të minoritetit serb.”

“Nëse ajo që shkruan në atë njoftim për media do të thotë që Gjykata i ka dhënë të drejtën e vetos në formimin e institucioneve qendrore minoritetit serb, atëherë konsideroj që ky është gabimi më i madh i 25 viteve të fundit dhe ka për të na kushtuar me dekada ky gabim.

Shpresoj të ketë qenë keqinterpretim në atë njoftim. Shpresoj që kur të dalë vendimi i Gjykatës, unë ta kem lexuar gabim.” – deklaroi Gërvalla gjatë një interviste për “Istogu Channel”,

Në vendimin e fundit, Kushtetuesja iu referua rregullores së Kuvendit të miratuar më 22 korrik 2022 pikërisht nga qeveria Kurti 2.

Neni 12 i kreut “Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit” përcakton: “Kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve serbë…”.

Pikërisht një formulim i tillë, e cila e ka paraparë fjalinë “nga shumica e deputetëve serb”, i jep peshë politike shumicës së deputetëve të Listës Serbe në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Gërvalla vazhdoi me sulme ndaj Kushteuteses, duke i akuzuar për “mungesë profesionalizmi” dhe “vullnet të keq” – duke i akuzuar për vendime “kundërthënëse”.

“Gjykata Kushtetuese me dy vendimet e mëparshme më shumë e komplikoi situatën sesa që e sqaroi. Mungesa e profesionalizmit apo dëshira e keqe dhe vullneti i keq – të dyjat i dëmtojnë institucionet tona. Mos harroni që të dy vendimet e kaluara janë kundërthënëse, jo vetëm me vendimet e mëparshme por edhe mos vete.” – tha ajo.

Deputetja akuzoi atë që ajo e cilëson ‘opozitë – ndonëse vendi mbetet pa një qeveri legjitime – për “gabim trashanik” rreth mosvotimit të Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit.

“Opozita, për mendimin tim, ka bërë një gabim trashanik që nuk e ka votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit, mirëpo ta konsiderosh këtë kuvend jo të konstituuar është një gabim fatal i cili përsëri po dua të shpresoj që është një keqlexim i një lajmërimi për media.”

JU REKOMANDOJMË

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”
19/03/2026 - 23:41

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa po debatonte gazetari Baton Haxhiu me analistin Nexhmedin Spahiu, gazetari Haxhiu th ase po detyrohet...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze
19/03/2026 - 22:42

Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë. Në një moment, Haxhiu u rikthye në historinë e para gati tri dekadave. banner...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt
19/03/2026 - 22:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me...

Më shumëDetails

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan
19/03/2026 - 22:20

John Bollton, ish-këshilltar i sigurisë së Donald Trumpit gjatë presidencës së parë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike ndërkombëtare. Bolton ka pasur një pikëpamje goxha pesimiste për...

Më shumëDetails

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice
19/03/2026 - 21:58

Donald Trump ka kërkuar nga Japoni që të ndihmojë në sigurimin e Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se mbi 90% e naftës së Japonisë kalon përmes kësaj rruge...

Më shumëDetails

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi
19/03/2026 - 21:45

Analisti Baton Haxhiu vlerëson se “Kurti nuk e di çka është kompromisi dhe e do fitoren e madhe ku i kontrollon të gjithë”.Ai në Pressing tha: “Ky normalitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë