Kandidatja për deputete nga LDK, Shqipe Pantina ka thënë se partia në pushtet nuk bëri asgjë për të korrigjuar ato për të cilat akuzojnë pushtetet e kaluara.
Pantina në Debat Përnime ia ka përmendur Mefail Bajqinovcit të VV-së, listën e veteranëve, degradimin e policëve që po hetojnë aferat korruptive, sulmet nga gjyqësorit, gazetarëve e shoqërisë civile.
“Këta janë qe 5-6 vjet në pushtet, pra çka bënë me ndryshu situatën, me i korrigju ato që këta tjerët i paskan bë gabim. Çka bënë me e korrigju listën e veteranëve sepse ajo është në kuadër të qeverisë, qeveria e ka hartu atë listë, qe 6 vjet cili është hapi që këta e kanë ba me e spastru atë listë, çka kanë bë me e kthy Elezin në Prishtinë ose me i forcu do Elza po e them në thonjëza, do prokurë që ata pastaj me mujtë me i ndjekë rastet korruptive. Përkundrazi policët që kanë qenë të përfshirë në rastet e hetimeve, ata i kanë degradu në mënyrë që me e çu një mesazh te të tjerët që nuk mujnë me ndërmarrë veprime të tilla. Ka kalu ajo koha qe 20 vjet….
Me zhurmë me aktakuza se çka ka ndodhë para 10 vjete, nuk fshihen dështimet e këtyre 5 vjete. Për herë të parë sanksione, për herë të parë Raporti i Progresit shënon regres, për herë të parë akuzohen ata që duan me e rritë transparencën siç janë shoqërua civile, gazetarët, gjyqësori. Gjatë gjithë kohës përveç se nuk e respektoni, akuzoni gjyqësorin”, tha Pantina.














