Qeveria e Shqipërisë të premten ka marrë vendim ta ulë me 20 për qind akcizën e naftës dhe benzinës në raste të caktuara, ka njoftuar ministri i Financave, Petrit Malaj.
Ulja e akcizës prej 20 për qind do të zbatohet në raste kur çmimi shkon përtej 220 lekë për litër për naftë dhe 200 lekë për litër për benzinë.
Ulja e akcizës do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e situatës, raporton TopChannel.
Vendimi vjen pak orë para mbledhjes së Bordit të Transparencës, ku pritet të ketë rritje të çmimit të naftës. Aktualisht, në Shqipëri çmimi është rreth 210 lekë për litër për dhe 190 lekë për litër për benzinë.
Bordi i Transparencës në Shqipëri është një strukturë e krijuar me qëllim mbikëqyrjen, kontrollin dhe sigurimin e transparencës në lëvizjet e çmimeve të naftës dhe benzinës. Bordi përcakton çmimet bazuar në tregun global.













