Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqiptarët e Luginës në fokus, Kamberi paraqet rezolutë në parlamentin serb

28/07/2025 - 18:44
në Lajme
A A
Shqiptarët e Luginës në fokus, Kamberi paraqet rezolutë në parlamentin serb
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se sot ka dorëzuar një rezolutë për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se qëllimi i kësaj rezolute, është që Kuvendi i Serbisë ta njohë dhe pranojë pozitën diskriminuese me kërkesën për shprehjen e përkushtimit institucional për përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në përputhje me obligimet ndërkombëtare dhe obligimet që sjell procesi i integrimit në BE dhe legjislacionin e brendshëm.

“Nevoja për këtë Rezolutë lind nga një gjendje e gjatë e mospërfilljes së kërkesave dhe të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon, gjë që ka sjellë pasoja të rënda në jetën shoqërore dhe politike të komunitetit.  Ndër problemet më të theksuara janë: praktika e pasivizimit të adresave arbitrar, mosnjohja e diplomave nga Republika e Kosovës, mungesa e përfaqësimit të drejtë e proporcional në institucione tshtetërore, pengesat në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare dhe moszhvillimi ekonomik i rajonit”, tha Kamberi.

Ai po ashtu i ka renditur edhe pikat kryesore të rezolutës në fjalë:

Përmes kësaj Rezolute, bëhet thirrje për:

  • Zbatimin e Marrëvëshjeve të nënshkruara më 2001, 2009 dhe 2013,
  • Ndërprerja e praktikave administrative të pasivizimit arbitrar që çojnë në humbjen e të drejtave qytetare,
  • Zbatimi i plotë i dispozitave ligjore që garantojnë të drejtat gjuhësore dhe arsimore,
  • Përfaqësimi institucional e proporcional të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike,
  • Që organet shtetërore të nisin procedura të dënimit të të gjithë atyre që ndaj shqiptarëve përdorin gjuhën e urrejtjes,
  • Krijimi i fondeve zhvillimore me mbështetje shtetërore dhe ndërkombëtare.

Ligjvënësi shqiptar shtoi se me anë të kësaj rezolute kërkohet krijimi i një trupi parlamentar, me pjesmarrjen e OSBE-së, sektorit civil dhe përfaqësuesve shqiptarë që do të ketë detyrë të hulumtojë gjitha rastet e pasivizimeve, kësaj mase që po ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave.

“Meqë përpjekjet e deritanishme nuk kanë dhënë rezulatatet e premtuara, propozohet që çështja e pozitës së shqiptarëve në Luginëne Preshevës të përfshihet në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, si pjesë e përpjekjeve për paqe të qëndrueshëme”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.

Miratimi i kësaj Rezolute do të shërbente si shenjë e vullnetit politik për të adresuar sfidat e kahershme dhe për të siguruar barazi për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike – që është parakusht për zhvillim demokratik dhe përparim drejt integrimit evropian.

Falënderoj deputëtatë e SDA-Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, për mbështetjen që i dhanë kësaj Rezolute për ta procesuar në procedure parlamentare.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë
Lajme

Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

28/07/2025 - 23:06
Tentim-vrasje në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se babai e ka plagosur djalin
Kryesore

Tentim-vrasje në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se babai e ka plagosur djalin

28/07/2025 - 22:57
“Jam gru gur” – Fitore Pacolli tash i “gjuhet” AGK-së pas reagimit për sulmin ndaj gazetares Foniqi
Lajme

“Jam gru gur” – Fitore Pacolli tash i “gjuhet” AGK-së pas reagimit për sulmin ndaj gazetares Foniqi

28/07/2025 - 22:38
Pacolli e sulmoi gazetaren e RTK’së që e përballi me pyetje për subvencione, AGK: Sulm i paprecedent, personal dhe shumë i rrezikshëm
Lajme

Pacolli e sulmoi gazetaren e RTK’së që e përballi me pyetje për subvencione, AGK: Sulm i paprecedent, personal dhe shumë i rrezikshëm

28/07/2025 - 22:23
Shkumbin Kajtazi: Shteti qëllimisht po e zvarrit nxjerrjen e të mbyt’urit në Ujman
Lajme

Shkumbin Kajtazi: Shteti qëllimisht po e zvarrit nxjerrjen e të mbyt’urit në Ujman

28/07/2025 - 22:10
Ambasada e Amerikës: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme
Kryesore

Ambasada e Amerikës: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

28/07/2025 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

    Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Tentim-vrasje në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se babai e ka plagosur djalin

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kryeprokurori Isufaj tregon çka i kishte premtuar Radoiçiqi Prokurorisë Speciale, në këmbim të tërheqjes se urdhër-arrestit

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Shkumbin Kajtazi: Shteti qëllimisht po e zvarrit nxjerrjen e të mbyt’urit në Ujman

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë