Ushtaraku Alban Dervishi ka marrë zyrtarisht rolin e komandantit të një prej luftanijeve më të njohura të marinës amerikane.
Dervishi nga java e kaluar është bërë komandant i USS Pearl Harbor.
Ai këtë rol e mori në një ceremoni zyrtare të ndërrimit të komandës.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar”, thuhej në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë.