Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqiptari punonte në Britani si oficer i emigracionit, por vetë ishte emigrant i paligjshëm

31/01/2026 - 01:15
në Lajme
A A
Shqiptari punonte në Britani si oficer i emigracionit, por vetë ishte emigrant i paligjshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një oficer shqiptar i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar rezulton se ka qenë vetë emigrant i paligjshëm, ndërsa tani përballet me akuza serioze penale për vjedhje ndaj emigrantëve që mbërrinin në Britani me anije të vogla përmes Kanalit të La Manshit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike, përcjell A2 CNN.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Besmir Matera, i cili akuzohet së bashku me katër oficerë të tjerë të emigracionit për komplot për vjedhje. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë marrë para nga emigrantët që mbërrinin në Dover pas shpëtimit nga gomone në Kanal, gjatë viteve 2021–2022.

Matera përballet gjithashtu me akuza shtesë për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar mes viteve 2003–2004, duke përdorur identitet të rremë në një aplikim azili, si dhe për posedim dokumentesh false, përfshirë pasaporta dhe patentë drejtimi, në periudha të ndryshme nga 2011 deri në 2022.

Sipas akuzës, Matera ka hyrë në Britani kur ishte 14 vjeç, përmes një udhëtimi shkollor dhe më pas është raportuar i zhdukur në Brighton, pasi bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria ishin kthyer në atdhe. Ai u kishte thënë autoriteteve se ishte nga Kosova.

Prokurorja Rosalind Earis deklaroi në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster se të pandehurit punonin në një ekip të posaçëm të emigracionit, që merrej me emigrantët e mbërritur me anije të vogla, dhe se ata dyshohet se bashkëpunuan për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga sendet personale të emigrantëve dhe për t’i ndarë mes tyre.

Në total, gjashtë oficerë janë akuzuar në këtë çështje, ndërsa të gjithë janë pezulluar nga detyra. Ata janë liruar me kusht dhe do të paraqiten më 26 shkurt në Gjykatën e Kurorës në Southwark për seancën përgatitore të gjykimit. /A2cnn

JU REKOMANDOJMË

SHBA pezullon operacionet ofensive në Lindjen e Mesme: “Irani pësoi humbje ushtarake historike”

SHBA pezullon operacionet ofensive në Lindjen e Mesme: “Irani pësoi humbje ushtarake historike”
10/04/2026 - 01:19

Edhe pse ka pushuar së luftuari, SHBA-të mbeten “të gatshme” në Lindjen e Mesme, thotë Komanda Qendrore e tyre. Duke folur në një video-përditësim, Admirali Brad Cooper thotë...

Më shumëDetails

Trump kërcënon Iranin: Më mirë mos të jetë i vërtetë lajmi që keni vendosur tarifa ndaj anijeve cisternë

Trump kërcënon Iranin: Më mirë mos të jetë i vërtetë lajmi që keni vendosur tarifa ndaj anijeve cisternë
10/04/2026 - 01:17

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Irani po vendos tarifa për anijet cisternë që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Përmes një...

Më shumëDetails

19 maji afati i fundit i Gjyqtarëve të Speciales u mbeten edhe 40 ditë për vendimin në rastin e krerëve të UÇK-së

19 maji afati i fundit i Gjyqtarëve të Speciales u mbeten edhe 40 ditë për vendimin në rastin e krerëve të UÇK-së
10/04/2026 - 01:15

Kanë kaluar 50 ditë prej kur gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Hagës janë tërhequr për të kvuenduar rreth vendimit të madh në rastin e krerëve të Ushtrisë...

Më shumëDetails

Humbi jetën një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë i turistit amerikan

Humbi jetën një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë i turistit amerikan
09/04/2026 - 23:04

Është nxjerrë trupi i pajetë i një turisti amerikan rreth 24-vjeçar, i cili ka humbur jetën pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotëshe në Prevallë. Lajmin e ka konfirmuar...

Më shumëDetails

A sheh gjasa LVV që me LDK-në ta zgjedhë presidentin? Kraki: Ka mbetë topi në fushën e të tjerëve me tregu nëse kanë kërkesa, propozime…

A sheh gjasa LVV që me LDK-në ta zgjedhë presidentin? Kraki: Ka mbetë topi në fushën e të tjerëve me tregu nëse kanë kërkesa, propozime…
09/04/2026 - 22:48

Deputeti i Guxo, Nezir Kraki, tha se “vullneti nuk mungon” sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit. “Vullneti nuk mungon të paktën tek LDK dhe atë ditë...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK-së zbulon prapaskenat, tregon çka u bisedua në takimin Kurti-Abdixhiku

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
09/04/2026 - 22:34

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Mësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: Më ka lëpirë… (VIDEO)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Njeriu që e akuzoi Haradinajn për pagesa “për atentat ndaj Kurtit”, u pagua 10.500 euro nga pushteti

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë