Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtetet e QUINT dalin me reagim pas vendimit për Listën Serbe: Përjashtimi i komuniteteve, minon parimet demokratike

22/08/2025 - 17:56
në Kryesore, Lajme
A A
Shtetet e QUINT dalin me reagim pas vendimit për Listën Serbe: Përjashtimi i komuniteteve, minon parimet demokratike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e QUINT dhe Bashkimi Evropian kanë dalur me komunikatë, pas moscertifikimit të Listës Serbe në KQZ.

Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë vendim.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar konkurrencën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale më 12 tetor”, thuhet në hyrje të reagimit.

Ata kanë vlerësuar se çdo përpjekje për të përjashtuar komunitetet nga zgjedhjet, minon parimet demokratike.

“Çdo akt i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës. Ne presim që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, ne i inkurajojmë palët e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar dëmshpërblim”, thuhet në reagim.

KQZ-ja dje vendosi të mos e certifikojë Listën Serbe në mesin e debateve të ashpra.

Me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime, KQZ-ja nuk e ka certifikuar Listën Serbe.

Zyra për rekomandimin e partive ka thënë se kandidatët e Listës Serbe nuk kanë dale në listat e KGJK-së apo Ministrisë së Jashtme.

“Lista Serbe për kryetar në 11 komuna, për Kuvende në 19 komuna. 238 kandidatë, edhe kjo parti politike, zyra ka kërkuar të bëhet verifikimi, dhe nuk ka ndonjë kandidat që është i përfshirë në ndonjërën prej listave nga instituconet përkatëse prej KGJK, Ministrisë së Jashtme, andaj rekomandojmë certifikimin e Listës Serbe”, tha zyrtarja e KQZ-së.

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, nuk ka folur për raportin e Ministrisë së Jashtme për Listën Serbe.

Ai ka thënë se Lista Serbe ka trashëgimi terroriste.

“Ne kemi një parti politike që ka një trashëgimi terroriste. Përveç kësaj, ka elemente të tjera persona që kanë kryer edhe sulme terroriste edhe të ndryshme. Në mesin e këtyre kemi persona, që në tëvërtetë në mënyrë subversive punojnë kundër Republikës së Kosovës. Ata mbajnë pozicione paralele të Serbisë edhe njëkohësisht mbajnë pozicione”, tha Kurteshi.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se të gjitha institucionet kanë rekomanduar certifikimin e Listës Serbe.

Ai tha se do të abstenojnë nga votimi.

“Është dashur që këto informata me i pranu në mënyrë institucionale. Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim, abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime nga institucionte e sigurisë, të cilat na tregojnë rrugën që duhet ndiqet për këtë parti. Nuk duam të bëhemi pjesë e luftës mediale, meqënëse konsiderojmë që rruga duhet të jetë krejtësisht institucionale, dhe veprimet institucionale. Nuk duhet të kontribuojmë duke e gjujt temat të cilat janë të paargumentuara në organin që e kanë vendin, MPB dhe organet e tjera të sigurisë”, tha ai.

Anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, ka thënë se nëse Lista Serbe është terroriste, duhet të vendosin institucionet.

‘‘Kemi ardh në një situatë ku po shoh dokumente të ndryshme, ku na i kemi në dorë e organet e sigurisë nuk i paskan. Kjo është shqetësuese , sot duhet me u mbledh Këshilli për Siguri Kombëtare, me i marrë këto dokumente edhe me na e zgjedh. Organet e sigurisë duhet me u marrë, me u mbledh e me thanë ky është një organizim terrorist, më i shpallë se nuk e shpallim na. Le ta kryejnë punën e vet, le të na e lehtojnë punën ne. Le ta kryejnë punën e vet ata, le të na tregojnë kjo është lista, dhe normalisht që ne njerëz jemi këtu nuk certifikojmë diçka që s’duhet’’, ka thënë ai mes tjerash.

JU REKOMANDOJMË

Qortimi i QUINT-it, Valon Syla: Nacionalizmi me bateria i Kurtit po godet Republikën në themel
Lajme

Qortimi i QUINT-it, Valon Syla: Nacionalizmi me bateria i Kurtit po godet Republikën në themel

22/08/2025 - 19:41
AGK thirrje Qeverisë: Ndajeni buxhetin për RTK-në, muaji i dytë pa paga
Lajme

Kusari alarmon për cenzurën në RTK: Redaktorët që e ngritën zërin për paga dhe e sfiduan pushtetin, janë larguar nga prezantimi

22/08/2025 - 19:22
Tenderi në Obiliq për mbështetësin e kryetarit, deponohet në hetuesi, dëshmi që ngrisin dyshime për kurdisje
Kryesore

Tenderi në Obiliq për mbështetësin e kryetarit, deponohet në hetuesi, dëshmi që ngrisin dyshime për kurdisje

22/08/2025 - 19:18
Klinaku e pyet ish-ushtarin e UÇK-së që u arrestua: Pse kalove kah armiku serb?
Lajme

Klinaku: Seanca u caktua më 3 shtator, të shohim nëse Kurti do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë

22/08/2025 - 19:08
Qeveria në detyrë mban mbledhje – Këto janë pesë vendimet që u morën
Lajme

Qeveria në detyrë mban mbledhje – Këto janë pesë vendimet që u morën

22/08/2025 - 19:00
Kurti ia vazhdon mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut dhe ndan para për disa ministri
Lajme

Kurti ia vazhdon mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut dhe ndan para për disa ministri

22/08/2025 - 18:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Nuk e votoi për kryetare të Kuvendit sepse i’a kishte quajtur burrin ‘figurë të botës së krimit’, Gërvalla flet për herë të parë për Shqipe Selimin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Blindohet” Shqipëria me paratë e BE-së, vendi do të marrë mjetet e para LMV2 përmes mekanizmit europian

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Netanyahu urdhëron negociata të menjëhershme për t’i dhënë fund luftës në Gaza

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë