Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shteti nis hetimet për lëshimin në qarkullim të Urës së Badovcit pa testim

23/01/2025 - 00:33
në Kryesore, Lajme
A A
Shteti nis hetimet për lëshimin në qarkullim të Urës së Badovcit pa testim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ura mbi liqenin e Badovcit tashmë është konfirmuar se ishte lëshuar në qarkullim pa u testuar. Për më shumë se një javë mbi atë urë kaluan vetura, kamionë e autobusë edhe pse nuk dihej për stabilitetin e strukturës së saj. Pas 10 ditësh u bë testimi dhe këtyre zhvillimeve u pasoi një hetim i nisur nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia e Kosovës kishte marrë autorizimin për të vërtetuar nëse hapja është bërë pa u përfunduar testimi final dhe një gjë e tillë është konfirmuar.

Si rezultat, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Prokurori i Shtetit sot ka iniciuar rastin në drejtim të veprës penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.

Pronari i kompanisë “DRENI INGINERING” e cila është përgjegjëse për kryerjen e testimit, Adnan Lushtaku, është intervistuar lidhur me këtë rast në cilësinë e të dyshuarit, për çka edhe do të hetohet.

Kujtojmë se zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kur u pyet se pse ura ishte  lëshuar për qarkullim pa u testuar struktura e saj, kishte deklaruar se testimi është vetëm formal sepse ura është stabile.

Si parashihet dënimi për veprën “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”?

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personi përgjegjës, të cilit i është besuar mbikëqyrja e gjendjes dhe e mirëmbajtjes së rrugëve dhe e objekteve në to, e mjeteve të transportit, plotësimi i kushteve të përcaktuara të punës për ngasës, ose personi përgjegjës të cilit i është besuar menaxhimi i ngasjes, i cili me ushtrimin e pandërgjegjshëm të detyrës së vet rrezikon jetën e njeriut, sigurinë fizike ose shkakton dëm pasuror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë 5 vjet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt
Lajme

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt

17/09/2025 - 23:28
Kryetari i Vushtrrisë për ndarjen buxhetore: Qytetarët që e kanë votuar VV-në duhet të vetëdijesohen e ta ndëshkojnë padrejtësinë
Lajme

Idrizi: Askush s’mund të ma sfidojë guximin, rininë ia kam kushtuar arsimit shqip nëpër bodrume

17/09/2025 - 23:10
Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore godet Kurtin: Punoi kundër interesave të SHBA-së dhe të vetvetes
Lajme

Moore kritikon qeverinë: Mos prisni dhurata nga Uashingtoni, dëshmojeni se jeni vend demokratik

17/09/2025 - 23:00
Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin
Kryesore

Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin

17/09/2025 - 22:58
Idrizi demaskon Tahirin për karriget e vendosura në shesh, thotë se është paguar 950 euro e jo 5 mijë euro
Lajme

Idrizi i përgjigjet ironisë së Tahirit për bizneset në sheshin e Vushtrrisë: Janë ardhë edhe brendet, që ti i hanë në Prishtinë. Ti s’rrin në Vushtrri hiq

17/09/2025 - 22:57
“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në
Lajme

“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në

17/09/2025 - 22:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë