Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo është marzha maksimale

11/03/2026 - 13:40
në Ekonomi, Lajme
A A
Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar publik se, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës, është duke realizuar mbikëqyrje intensive lidhur me zbatimin e Vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse të nënshkruar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg.

Gjithashtu Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës është duke realizuar analiza të të dhënave lidhur me çmimet e importit dhe çmimet e ekspozuara për konsumatorët në tregun vendor.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga evidencat e Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së matrë – datë: 10.03.2026, ka qenë si në vijim:

• Naftë (Dizel): 1.45 €/litër;

• Benzinë: 1.17 €/litër;

Ndërkohë, bazuar në monitorimin e realizuar në tregun vendor sot, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë si më poshtë:

• Naftë (Dizel): nga 1.44 €/litër deri në 1.54 €/litër;

• Benzinë: nga 1.18 €/litër deri në 1.31 €/litër;

Bazuar në vendimin e datës 04.03.2026 për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimit të masave të tjera mbrojtëse, është vendosur marzha tregtare maksimale e lejuar si vijon:

2 eurocentë për litër të produktit të shitur me shumicë, dhe

12 eurocentë për litër të produktit të shitur me pakicë.

Marzhë tregtare domethënë ndryshimi mes çmimit të shitjes dhe çmimit të furnizimit.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë të monitorojë dhe inspektoj në mënyrë intensive zhvillimet në tregun e derivateve të naftës së bashku me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës si dhe Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës dhe, në të gjitha rastet ku identifikohen parregullsi eventuale, mos respektim i vendimit të marzhës apo praktikave që mund të dëmtojnë konkurrencën dhe konsumatorët, do të ndërmerren masa rigoroze të parapara me legjislacionin në fuqi.

Për çdo zhvillim të mëtejmë, publiku do të njoftohet me kohë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit

JU REKOMANDOJMË

Kryetari Faton Peci takoi ministrin Blerim Gashani

Kryetari Faton Peci takoi ministrin Blerim Gashani
11/03/2026 - 14:27

Kryetari i Komunës, Faton Peci, priti në takim ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani. Bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua për projekte në përmirësim...

Më shumëDetails

Miftaraj ironizon me Rrustemin: Shpresojmë që nuk të shkon mendja me kërku me i mbyll ambasadat

Miftaraj: Korupsioni ka emër; Vetëvendosje
11/03/2026 - 14:04

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka ironizuar me Adnan Rrustemin i cili aludoi se ambasadorët po bëjnë presion në Gjykatën Kushtetuese. Miftaraj ka thënë se shpreson që Rrustemi...

Më shumëDetails

Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit, subjekti nuk paraqiti ofertë brenda afatit

Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit, subjekti nuk paraqiti ofertë brenda afatit
11/03/2026 - 14:03

Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit, për shkak se nuk është paraqitur ofertë nga subjekti. Burime portuale bëjnë me dije se...

Më shumëDetails

Kryeprokurori del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde
11/03/2026 - 13:51

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa persona pas hetimeve...

Më shumëDetails

Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh

Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh
11/03/2026 - 13:45

Nga Tel Avivi në Beograd dhe më pas përsëri në Tel Aviv. Ky ishte itinerari i një avioni izraelit të transportit më 5 mars, konstatoi Radio Evropa e...

Më shumëDetails

Aksion në Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të Vushtrrisë, arrestohen 6 persona për nxjerrje ilegale të thëngjillit

Aksion në Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të Vushtrrisë, arrestohen 6 persona për nxjerrje ilegale të thëngjillit
11/03/2026 - 13:39

Prokuroroa Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Grenell i reagon ashpër Osmanit: ‘Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike’

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kjo është kërkesa urgjente e ambasadorit britanik për Vjosa Osmanin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • A do ta mbështeste LDK Vjosa Osmanin nëse do të kandidohej? Haziri jep deklaratën e papritur

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë