
Kolektivi për Mendim dhe Veprim ka kërkuar që shtetit i Kosovës t’i kërkojë Izraelit lirimin e Albulena Fazliut, aktivistes së flotës SMUND, që është marrë peng nga IDF.
Në thirrjen e tyre thuhet se shteti dhe shoqëria duhet të qëndrojë krah Albulenës dhe popullit palestinez.
Thirrja e plotë:
SHTETI T’I KËRKOJË IZRAELIT LIRIMIN E ALBULENA FAZLIUT AKTIVISTES SË FLOTËS SUMUD, TË MARRË PENG NGA IDF
Ushtria gjenocidale dhe koloniale e Izraelit ka marrë peng mbi 500 aktiviste e aktivistë të cilët kishin marrë rrugën për në Gaza nëpërmjet Flotës Summud për t’i dërguar ndihma popullit palestinez. Ndër aktivistët/et nga 40 vende të botës që kanë mësyrë të hapin koridor humanitar, është edhe Albulena Fazliu. Albulena është refugjate e luftës nga Kosova në Gjermani e cila tashmë është kidnapuar nga Izraeli.
Shteti i Kosovës, respektivisht Qeveria, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenca duhet të kërkojnë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë dhe njëherë e mirë të marr pozicion politik dhe të thërras për ndalim të shfarosjes së popullit palestinez nga Izraeli. Shteti dhe shoqëria jonë duhet të qëndrojnë krah Albulenës, popullit palestinez dhe gjithësecilës/it që është duke u angazhuar që Palestina të jetojë, dhe të jetojë e lirë.
Ndërhyrja e Vuçiq në zgjedhje për të cilën foli Kurti e zë Osmanin të “papërgatitur”: Mos na e prishni ditën…
Read more