Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
Sipas njoftimit, në orët e pasdites të ditës së sotme, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, në një fshat të Vushtrrisë.
“Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe pas një kohe kanë arritur të identifikojnë dhe ta ndalojnë automjetin. Personi i dyshuar është arrestuar ndërsa një armë tytë-shkurtër e llojit pistoletë dhe dy fishekë janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit dhe procedurave tjera, me urdhër të prokurorit është inicuar rasti për veprat penale: “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /IndeksOnline/
