Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtrenjtimi i rrymës për 15 për qind, KEDS i ankohej ZRRE’së se po shpenzonte më shumë shkaku i rritjes së pagës minimale nga Kurti

15/03/2025 - 21:33
në Kryesore, Lajme
A A
Shtrenjtimi i rrymës për 15 për qind, KEDS i ankohej ZRRE’së se po shpenzonte më shumë shkaku i rritjes së pagës minimale nga Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Rregullatorit për Energjinë (ZRRE) ka propozuar për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15 për qind. Në një nga aplikacionet që i kishte shkuar ZRRE’së, e që ishte e KEDS’it, përmendej edhe rritja e kostove si pasojë e pagës minimale.

Në kategorinë “Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes gjatë vitit 2024”, KEDS thoshte se vendimi i Qeverisë Kurti për rritjen e pagës minimale në vlerë prej 350 eurove ka ndikuar në strukturën e kostove për shërbimet e mirëmbajtjes dhe sigurimit, shkruan Insajderi.

“Gjithashtu, ndryshimi i kushteve të tregut dhe politikave sociale, sikurse rritja e pagës minimale në Kosovë në vlerë prej 350€ kanë ndikuar në strukturën e kostove për shërbimet e mirëmbajtjes dhe sigurimit, përfshirë sigurimin e objekteve fizike. Pra, rritja e pagës minimale kishte ndikim të drejtpërdrejtë në ofrimin e këtyre shërbimeve nga kontraktorët, duke bërë që ata të rrisin kostot e shërbimeve që ofrojnë, në përputhje me kërkesat e reja të pagave. Reflektimi i këtyre kostove ishte i domosdoshëm për të mundësuar vazhdimësinë e operimit të funksionit të shpërndarjes”, thuhet pos tjerash në aplikacionin e KEDS’it.

KEDS po ashtu thoshte se kostoja e lartë e importit është një nga arsyet pse ata kërkojnë të hyra më të larta maksimale për këtë vit.

“Në vitin 2024, OSSH ka importuar mbi 37 milion € më shumë sesa niveli i lejuar nga ZRRE. Kjo është një barrë e rëndë financiare për kompaninë, që përveç kostos së lartë të importit ka rritur edhe kërkesën për burime financiare të tjera, duke e çuar OSSH-në në humbje. Rritja e kostos së importit është veçanërisht e rëndësishme, pasi çmimet e energjisë kanë qenë shumë të paqëndrueshme që nga kriza financiare globale, duke e bërë planifikimin e buxhetit dhe menaxhimin e kostove akoma më të vështirë“, thuhej tutje.

ZRRE njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.

Thanë se bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të tjerë 15 për qind dhe ftoi konsumatorët për konsultim publik.

Ajo tha se komentet dhe sugjerimet e tyre do t’i pranojë deri më 28 mars, para se bordi i saj të marrë vendim përfundimtar për shtrenjtimin e rrymës.

JU REKOMANDOJMË

Kurti pret në takim ambasadorin William Walker
Lajme

Kurti pret në takim ambasadorin William Walker

14/01/2026 - 17:19
Nënkryetarja e LDK-së reagon pas publikimit të sondazheve: Kujtojini zgjedhjet lokale dhe “kredibilitetin” e matësve një natë para tyre
Kryesore

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

14/01/2026 - 17:03
Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë: Ekipi mbrojtës po bën përgatitjet e fundit për vendimin e madh
Lajme

Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë: Ekipi mbrojtës po bën përgatitjet e fundit për vendimin e madh

14/01/2026 - 16:41
Osmani flet me partitë për president që e zgjedh direkt populli: Duhen ndryshime kushtetuese, s’është e pamundur
Kryesore

“Nëse nuk zgjedhet Presidenti deri më 5 mars, vendi automatikisht shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme”

14/01/2026 - 16:21
Mundësia për të sulmuar Iranin, Profesori amerikan e porosit Trumpin ta ketë parasysh mësimin nga rasti i Kosovës
Lajme

Mundësia për të sulmuar Iranin, Profesori amerikan e porosit Trumpin ta ketë parasysh mësimin nga rasti i Kosovës

14/01/2026 - 16:03
Azemi shfaq faktet: Kosova në terr, ne i japim rrymë Serbisë
Lajme

Azemi shfaq faktet: Kosova në terr, ne i japim rrymë Serbisë

14/01/2026 - 15:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    258 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 65
  • Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë