Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shukri Buja propozon për president Jakup Krasniqin

27/02/2026 - 18:57
në Lajme
A A
Shukri Buja propozon për president Jakup Krasniqin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, ka dalë me një propozim publik drejtuar qytetarëve dhe krerëve të partive parlamentare, duke kërkuar një zgjidhje politike për situatën që ai e cilëson si “rreth vicioz” në konstituimin e organeve shtetërore.

Buja thekson se Kosova po përballet me një bllokadë institucionale pa dalje dhe se as zgjedhjet e reja, sipas tij, nuk do të ofronin zgjidhje reale. Ai u bën thirrje subjekteve politike që të ndërmarrin një “hap të guximshëm, të mençur dhe të qëndrueshëm”.

Ai propozon që për postin e presidentit të vendit të zgjidhet Jakup Krasniqi, të cilin e cilëson si figurë atdhetare, profesionale dhe konsensuale. Sipas tij, zgjedhja e Krasniqit nga deputetët e Kuvendit do të përbënte “verdikt politik dhe moral” për pafajësinë e ish-udhëheqësve të luftës.

Ai fillimisht përmend si propozim të tijin ish-presidentin Hashim Thaçi, por shton se, duke njohur qëndrimet e Lëvizja Vetëvendosje dhe liderëve institucionalë, kjo mund të jetë e vështirë të kalojë politikisht.

Në këtë kontekst, Buja vlerëson se Krasniqi paraqet një alternativë më të pranueshme për spektrin politik.

“Propozimi im është i qartë: Z. Jakup Krasniqi. Një personalitet atdhetar, i sakrificës, i përkushtimit, profesionist dhe mbi të gjitha një figurë konsensuale. Një njeri që sot ndodhet në burg, por nuk është i dënuar. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton qartë prezumimin e pafajësisë, dhe rregullon edhe mënyrën e ushtrimit të funksionit të Presidentit në rast pamundësie të përkohshme” shkroi ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Kosovës!
Të nderuar Kryetarë të subjekteve politike parlamentare!
Kosova po gjendet në një rreth vicioz të konstituimit të organeve shtetërore, një bllokadë pa dalje. As zgjedhjet e reja nuk ofrojnë zgjidhje reale.
Vendi ynë ka nevojë për një hap të guximshëm, të mençur dhe të qëndrueshëm.
Prandaj po paraqes një propozim që e konsideroj zgjidhjen më të drejtë, më të qëlluar politikisht dhe më të qëndrueshme për kohën dhe rrethanat në të cilat ndodhemi.
Kjo është një zgjidhje sfiduese, me një porosi të qartë për luftën çlirimtare dhe një mesazh të fuqishëm për drejtësinë.
Janë vetë përfaqësuesit e popullit ata që, me votën e tyre, e miratuan rezolutën dhe e obliguan vetveten për procesin e Dhomave të Specializuara.
Sot, po me votën e tyre, ata mund të japin verdiktin politik dhe moral të popullit për pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë.
Propozimi im, i dalë nga zemra dhe mendja, natyrisht do të ishte ish-Presidenti Hashim Thaçi.
Por duke njohur qëndrimet e LVV-së, të z. Kurti, të znj. Osmani dhe të koalicionit qeverisës, e kuptoj se kjo mund të jetë e vështirë politikisht e kalueshme.
Megjithatë, ky qëndrim refuzues nuk mund dhe nuk duhet të vlejë për një personalitet tjetër të luftës, një figurë për të cilën askush nuk mund të thotë se ka përkrahur Dhomat e Specializuara, që nuk përfaqëson interesa të ngushta partiake dhe nuk është figurë përçarëse.
Propozimi im është i qartë: Z. Jakup Krasniqi.
Një personalitet atdhetar, i sakrificës, i përkushtimit, profesionist dhe mbi të gjitha një figurë konsensuale.
Një njeri që sot ndodhet në burg, por nuk është i dënuar.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton qartë prezumimin e pafajësisë, dhe rregullon edhe mënyrën e ushtrimit të funksionit të Presidentit në rast pamundësie të përkohshme.
PDK dhe AAK nuk kanë asnjë arsye ta kundërshtojnë.
LDK mund ta kundërshtojë po aq sa mund ta përkrahë.
Lista Guxo dhe në veçanti znj. Osmani do të dëshmonin se pjesëmarrja e tyre në protesta ishte bindje e sinqertë për pafajësinë e çlirimtarëve.
Zgjedhja e z. Jakup Krasniqi si President nga deputetët e Kuvendit do të ishte verdikt i qartë politik i popullit të Kosovës.
Do të ishte një mesazh i fuqishëm për drejtësinë ndërkombëtare, që tregon qartë se cili është qëndrimi i këtij populli për udhëheqësit e luftës së tij çlirimtare.
Ky është moment historik për përgjegjësi!

JU REKOMANDOJMË

Clinton mbron Hillaryn: Përfshirja e saj nuk ishte e drejtë

Clinton mbron Hillaryn: Përfshirja e saj nuk ishte e drejtë
27/02/2026 - 19:56

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve se gruaja e tij, Hillary nuk kishte të bënte fare me Jeffrey Epstein, duke shtuar se...

Më shumëDetails

Maqedonci: Partneriteti me NATO-n mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës

Maqedonci: Partneriteti me NATO-n mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës
27/02/2026 - 19:43

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë një postim lidhur me pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak Shumëkombësh Lindje, në kampin amerikan...

Më shumëDetails

U kapën me 1 milion euro cash, Gjykata në Prishtinë i lë të lirë tre të dyshuarit

U kapën me 1 milion euro cash, Gjykata në Prishtinë i lë të lirë tre të dyshuarit
27/02/2026 - 19:36

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka vendosur të refuzojë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tre të dyshuarve që u kapen...

Më shumëDetails

Pa shtesat, pa ndërrimet e natës/ Punonjësit e shëndetësisë të shqetësuar me çështjen e pagave

Në tre muajt e parë të këtij viti 90 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit
27/02/2026 - 19:31

Çështja e mos-pagesës së ndërrimeve të natës, orëve shtesë dhe punës në fundjavë është bërë problematike edhe për punonjësit e shëndetësisë. IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës se një...

Më shumëDetails

Prattipati takon Sveçlën, ambasada amerikane: U theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë dhe stabilitetit rajonal

Prattipati takon Sveçlën, ambasada amerikane: U theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë dhe stabilitetit rajonal
27/02/2026 - 19:11

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Brendshëm të vendit, Xhelal Sveçla. Në njoftimin e ambasadës amerikane,...

Më shumëDetails

Britania e tërheq stafin nga Ambasada në Iran

Britania e tërheq stafin nga Ambasada në Iran
27/02/2026 - 19:07

Britania e ka tërhequr stafin nga Ambasada e saj në Teheran, kur rreziku për sulme amerikane ndaj Iranit ka nxitur paralajmërime nga disa shtete për qytetarët e tyre...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Vjosa Osmani nuk e ka mbështetjen e Guxo për shkak të Donika Gërvallës, Faton Peci ka një mendim tjetër“

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    239 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Haziri sqaron kërkesën për “marrëveshje politike” për Presidentin: LDK propozon kandidat mbi palët, VV e miraton

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë