Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shukri Buja reagon pas vendimit për ‘Veteranët’: Nuk më ndalin në rrugën për kryetar të Lipjanit

15/07/2025 - 10:55
në Lajme
A A
Shukri Buja reagon pas vendimit për ‘Veteranët’: Nuk më ndalin në rrugën për kryetar të Lipjanit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës në rastin ‘Veteranët’, ku ai u dënua me 1 vit burg.

Buja ka thënë se vendimi nuk është i formës së prerë, dhe ai do ta vazhdojë rrugën për kryetar të Lipjanit.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK-së,

Tentimi për të më ndalur në rrugëtimin tim politik, përmes një vendimi të pabazë, qesharak dhe politik, është i dështuar që në nisje. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë përpjekjen time për të ndryshuar drejtimin e gabuar që ka marrë Lipjani.

Unë kam respektuar dhe vazhdoj të respektoj organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, një shtet për të cilin kam sakrifikuar rininë time në burgjet serbe, kam luftuar për çlirim së bashku me bashkëluftëtarët, kam ndihmuar në ndërtimin e institucioneve, si dhe kam shërbyer me përkushtim e përgjegjësi në komunën tonë.

Edhe kur drejtësia merr vendime të padrejta e të motivuara politikisht unë nuk i mohoj, por i sfidoj me dinjitet dhe në rrugë ligjore.

Dua t’ju njoftoj se rrugëtimin tim politik për të udhëhequr Komunën e Lipjanit do ta vazhdoj me vendosmëri, sepse ligji nuk e ndalon kandidimin tim.

Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë dhe për këtë arsye unë do të vazhdoj betejën ligjore deri në fund.

U përballa me drejtësinë serbe, me drejtësinë ndërkombëtare dhe me sfida të shumta brenda institucioneve të shtetit tonë për më shumë se dy dekada dhe nga të gjitha dola i pastër dhe fitimtar.

Kjo e fundit? Një betejë e vogël, qesharake dhe e motivuar politikisht, dhe si e tillë do të përfundojë atje ku u takon vendimeve të padrejta: në shportën e mbeturinave historike.

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
Lajme

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

15/07/2025 - 16:10
Deklaratat e Osmanit për përshkallëzim me Serbinë, Fried: Taktikë e mirë t’ia atribuosh meritat administratës Trump
Lajme

Deklaratat e Osmanit për përshkallëzim me Serbinë, Fried: Taktikë e mirë t’ia atribuosh meritat administratës Trump

15/07/2025 - 16:05
Vëllai i deputetit të Vetëvendosjes punësohet në Ujësjellësin e Prishtinës
Lajme

Vëllai i deputetit të Vetëvendosjes punësohet në Ujësjellësin e Prishtinës

15/07/2025 - 16:03
Zemaj: Skandaloz vendimi i spitalit të Gjakovës për ndaljen e operacioneve, o ministër a je gjallë?
Lajme

Zemaj: Kemi parë largimin e 280 punëtorëve nga QKUK dhe nuk jep llogari askush, është fatkeqësi

15/07/2025 - 15:59
Liburn Aliu, pa parti, shkon që t’i shohë punimet e urave mbi Ibër
Lajme

Liburn Aliu, pa parti, shkon që t’i shohë punimet e urave mbi Ibër

15/07/2025 - 15:46
Osmani me dy palë mesazhe, në Uashigton e kërkoi SHBA’në në tavolinën e Dialogut për sukses, në Evropë i jep përkrahje Kallasit e Sorensenit
Kryesore

Osmani me dy palë mesazhe, në Uashigton e kërkoi SHBA’në në tavolinën e Dialogut për sukses, në Evropë i jep përkrahje Kallasit e Sorensenit

15/07/2025 - 15:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • AAK nuk e kandidon Pal Lekajn për kryetar të Gjakovës, pritet sabotimi i kandidaturës së Ardian Gijinit?!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë