Produksioni i reality show ‘Big Brother VIP Albaia 2’ ka marrë vendim që të diskualifikojë nga gara konkurrenten, Kejvina Kthella.
Ky vendim erdhi pas veprimeve të Kejvinës ndaj konkurrentit tjetër, këngëtarit Luiz Ejlli, në spektaklin e të shtunës mbrëma.
Pas përfundimit të spektaklit në rrjete sociale janë publikuar pamjet e momentit kur i gjithë debati tepër i fortë verbal eskaloi në dhunë fizike, ku shihet Kejvina teksa godet me shuplakë Luizin.