Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapën me 1 milion euro në Merdar të mbrohen në liri?

03/03/2026 - 15:31
në Lajme
A A
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapën me 1 milion euro në Merdar të mbrohen në liri?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special më 27 shkurt 2026 mori vendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Specilae të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj policit Aurel Kaziu, si dhe Edmir Ahmagjokajt dhe Ardit Laskas, të dyshuar për shpërlarje të parave rreth 1 milion euro, shumë me të cilën më 24 shkurt 2026 u kapën në pikën kufitare në Merdar.

Me këtë vendim, të dyshuarit u liruan të mbrohen në liri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit, në seancë dëgjimore prokurorja Shenaj Berisha ka thënë se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Prokurorja ka thënë se të dyshuarit- të cilët janë shtetas të Shqipëris, u ndaluan gjatë kontrollit doganor dhe në automjetin me të cilin po udhëtonin kishin rreth 1 milion euro të fshehura, të padeklaruara, e që burimi i tyre dyshohet të jetë nga aktiviteti kriminal. Tha se ata kanë deklaruar rrejshëm se nuk posedojnë asgjë për t’u deklaruar.

Andaj, sipas Berishës, duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, mënyrën e kryerjes dhe koordinimin mes të dyshuarve dhe faktin se ata mund të shfrytëzojnë lidhjet e tyre nëpër Evropë, ekziston rreziku që nëse lihen në liri, mund të përpiqen të arratisen, apo të ndikojnë në dëshmitarë ose të manipulojnë provat.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Ahmagjokajt, avokati Fitm Bunjaku, sipas vendimit, e kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, me arsyetimin se nuk ekzistojnë kushte të nevojshme për caktimin e paraburgimit. Tha se PSRK-ja s’ka bërë vlerësim të duhur në vështrim të provave dhe gjendjes faktike.

Sipas Bunjakut, i mbrojturi i tij nuk ka qenë në dijeni për atë shumë. E këtë gjë e tha edhe vetë i dyshuari Ahmagjokaj, duke thënë se ka qenë vetëm vozitës i makinës.

“Asnjëherë në jetën time s’jam marrë me punë të këqija dhe jam njeri familjar”, citohet se tha i dyshuari.

Edhe mbrojtësi i të dyshuarit Kaziu, avokati Betim Shala e kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke thënë se nga përmbajtja e saj nuk mund të vërtetohet drejt dhe në mënyrë të plotë dyshimi i bazuar për caktimin e paraburgimit.

Sipas tij, mosdeklarimi i shumës mbi 10 mijë euro është kundërvajtje doganore dhe për këtë janë paraparë ndëshkimet dhe jo sanksione penale. Tha se pronar i furgonit ku u gjetën paratë, nuk janë asnjëri nga të dyshuarit.

Shala theksoi se reziku i arratisjes mund të eliminohet edhe me masa më të buta- dorëzani apo arrest shtëpiak. Tha se as fshehja apo ndryshimi i provave nuk mund të ndodh sepse paratë tani gjenden në posedim të Policisë.

Andaj, propozoi që të dyshuarit Kaziu t’i caktohet masa e dorëzanisë ose ajo e arrestit shtëpiak. Deklarimi i avokatit u mbështet nga i dyshuari.

Kurse, mbrojtësja e të dyshuarit Laska, avokatja Adelina Imeri-Hasani e kundërshtoi në tërësi kërkesën për caktimin e paraburgimit, duke thënë se nuk është e bazuar në prova dhe fakte konkrete.

Avokatja tha se Laska ishte vetëm pasagjer në atë rast dhe se kishte biletë të rezervuar për udhëtim nga Gjermania në Shqipëri, duke propozuar që ai të mbrohet në liri. Deklarimi i Imeri-Hasanit u mbështet nga Laska.

Vlerësimi i Gjykatës:

Në vlerësimin e Gjykatës, pas shqyrtimit të kërkesës së prokuroit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, erdhi në përfundim se është e pabazuar, duke e refuzuar në terësi.

Në vendim thuhet se në këtë rast nuk përmbushet kushti thelbësor nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, duke vlerësuar se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen.

Andaj, kjo Gjykatë ka vlerësuar se në pretendimet e veta Prokuroria, dyshimin e bazuar nuk e ka mbështetur me asnjë provë.

“Siç mund të shihet edhe nga vetë këkesa e prokurorisë, në përmbajtjen e saj vetëm tërthorazi në një fjali të shkurtër përmendet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, mirëpo nuk është përmendur ndonjë provë sado sipërfaqësore në të cilën prokuroria e mbështet pretendimin e saj se ekziston dyshimi i bazuuar”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, kërkesës për caktimin e paraburgimit nuk i janë bashkëngjitur as provat minimale për këtë fazë të procedurës sikurse janë procesverbali i kontrollit të automjetit dhe vërtetimi për konfiskim të mjeteve monetare- të cilat mund të vërtetojnë aspektin objektiv të veprës penale. Aty thuhet se s’janë bashkëngjitur as provat që vërtetojnë aspektin subjektiv të veprës penale.

Në vlerësimin e provave, në këtë aktvendim të Themelores, thuhet se në kërkesën e paraburgimit është bashkëngjitur kallëzimi penal i përpiluar nga Dogana e Kosovës, i cili nuk përmban referencë në prova, një raport nga Dogana e Kosovës i cili po ashtu nuk ka të bashkëngjitur ndonjë provë përveç se përshkruan se si ka ndodhur ngjarja, si dhe janë bashkëngjitur deklaratat e të dyshuarve të dhëna para hetuesve doganorë, ku kanë mohuar veprën, dhe disa fotografi të mjeteve monetare, pa listë specifike të numrave serikë të kartëmonedhave.

Sipas Gjykatës, ndonëse Prokuroria nuk u mbështet në ato prova kur paraqiti kërkesën, nuk mund të shërbejnë si bazë për mbështetjen e dyshimit të bazuar.

“Në këtë kuptim, rezulton se kërkesa e prokurorisë nuk është e mbështetur në asnjë provë, që vërteton dyshimin e bazuar”, thuhet në vendim.

Në këtë mënyrë, duke marrë parasysh se nuk u plotësua kushti bazik (dyshimi i bazuar) për caktimin e paraburgimit, duke mos trajtuar fare bazat e tjera të veçanta që paraqiten në kërkesën e Prokurorisë, Gjykata vendosi që të pandehurit të lirohen.

Kundër këtij aktvendimi, lejohej ankesa në afat prej 48 orësh në Gjykatën e Apelit.

Kërkesa e Prokurorisë:

Ndërkaq, në kërkesën e Prokurorisë Speciale të përpiluar më 25 shkurt 2026, thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit Edmir Ahmagjokaj, Aurel Kaziu dhe Ardit Laska, me dashje dhe duke e ditur se pasuria e caktuar është e fituar përme aktiviteti kriminal, më 24 shkurt 2026 kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare në Merdar, me automjet të tipis ‘Sprinter’, të cilin e drejtonte pandehuri Ahmagjokaj, e në automjet ndodheshin edhe të pandehurit Kaziu dhe Laska.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, gjatë kontrollit nga zyrtarët doganorë, pasi janë pyetur nëse posedonin diçka për deklarim, ata kanë deklaruar rrejshëm se nuk kishin asgjë për të deklaruar, me qëllim fshehjen dhe maskimin e burimit, dhe se pas kalimit të automjetit në skaner, janë vërejtur dendësi te theksuara dhe vijëzime jo të zakonshme në pjesën e poshtme të automjetit.

Ndërsa, thuhet se gjatë kontrollit të detajuar, nga zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke përdorur pajisje teknike, në një hapësirë të modifikuar në bunker, brenda janë gjetur 18 pako me bankënota të prerjeve 10€, 20€, 50€, 100€ dhe 200€, në shumë të përgjithshme sipas vlerësimit fillestar rreth 1 milion euro.

Me këto veprime, thuhet se të pandehurit në bashkëkryerje, kanë fshehur dhe maskuar, burimin dhe vendndodhjen e pasurisë që përbënte fitime nga aktivitet kriminal, kanë transportuar dhe tentuar t’i transferojne mjete financiare me qëllim paraqitjen e tyre si të ligjshme, kanë poseduar dhe ushtruar kontroll mbi këto mjete financiare, duke qenë në dijeni për origiinën e tyre të kundërligjshme.

Me këtë, të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave” nga neni 302 lidhur me neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 56, par.1, pika 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimi të Terrorizmit.

Aty thuhet se në deklaratën e dhënë para hetuesve doganorë, Ahmagjokaj deklaroi se s’kishte dijeni për paratë e gjetura në furgon.

Kurse, Kaziu thuhet se deklaroi që ishte nisur nga Tirana për në Gjermani me një furgon blu, të cilin e kishte ndryahur në Kosovë me atë që u ndalua nga Dogana. Tha se furgonin e mori nga kompania, duke shtuar se nuk kishte dijeni për paratë e konfiskuara. Ndërkaq shtoi se kishte qëndruar një natë në Gjermani dhe më pas janë takuar me Ahmagjokajn, duke vazhduar udhëtimin për në Shqipëri.

Edhe Laska, sipas Prokurorisë, mohoi çdo lidhje me paratë e konfiskuara. Tha se më 23 shkurt u nisën bashkë me dy të padehurit tjerë nga Gjerania në Shqipëri.

Në kërkesë, Prokuroria kishte vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit: të pandehurit dyshohen për kryerjen e veprave penale serioze, ekziston rreziku i ikjes në rast se lihen në liri, ekziston rreziku i asgjësimit, fshehjes apo ndryshimit ose falsifikimit të provave, dhe se pesha e veprës penale është e rëndë dhe ka rrezikshmëri të lartë shoqërore. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Policia ngelin pa çorape dhe pizhame të dimrit edhe këtë vit, tenderi u pezullua për shkak të disa fijeve të perit

Arrestohet një serb në Prizren, me 5 euro tentoi t’i korruptojë policët për të mos e gjobitur
03/03/2026 - 16:38

Policisë së Kosovës do t’i pezullohet tenderi i paraparë për dimër për pizhama dhe çorapë edhe këtë vit. Zyra e Prokurimit ka marrë vendim që ta pezullojë këtë,...

Më shumëDetails

Zgjerimi i kompanive amerikane, temë e diskutimit në takimin Prattipati-Murati

Zgjerimi i kompanive amerikane, temë e diskutimit në takimin Prattipati-Murati
03/03/2026 - 16:29

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, u takua sot me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Në njoftimin e ambasadës bëhet e ditur se fokus...

Më shumëDetails

Shtatë ditë pa ujë në “Dheu i Bardhë” në Gjilan, banorët kërkojnë zgjidhje urgjente

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit e Prishtinës
03/03/2026 - 16:27

Banorët e lagjes “Dheu i Bardhë” në Gjilan kanë mbetur pa furnizim me ujë tash e shtatë ditë. “Jemi rreth 50-60 shtëpi që kemi mbetur pa ujë dhe...

Më shumëDetails

Si mund t’i rrisë çmimet e ushqimeve lufta e SHBA-së e Izraelit me Iranin

Si mund t’i rrisë çmimet e ushqimeve lufta e SHBA-së e Izraelit me Iranin
03/03/2026 - 16:20

Konflikti në Lindjen e Mesme ka bërë që çmimet e naftës dhe të gazit të rriten, por ai mund të çojë gjithashtu në rendimente më të ulëta të...

Më shumëDetails

Janina Ymeri del kundër: S’do i nënshtrohëm kushtit të Albin Kurtit

Janina Ymeri del kundër: S’do i nënshtrohëm kushtit të Albin Kurtit
03/03/2026 - 16:12

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka dalë kundër mundësisë për ta votuar Glauk Konjufcën për president. Në një postim në “Facebook”, ajo tha se kryeministri Albin Kurti po...

Më shumëDetails

Vandalizohet Ambasada e Kosovës në Berlin me slogane shoviniste serbe, reagon MPJD

Vandalizohet Ambasada e Kosovës në Berlin me slogane shoviniste serbe, reagon MPJD
03/03/2026 - 16:08

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se sot në ambientet e jashtme të Ambasadës së Kosovës në Berlin, janë vendosur etiketa fyese dhe me përmbajtje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • I akuzuari për plagosjen e dy personave, në mesin e tyre një e mitur, në Vushtrri, nuk e pranon fajësinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë