Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si e kujton Artan Mehmeti dhunën serbe në ndeshjen kampionale Trepça – Prishtina?

31/05/2022 - 09:25
në Lajme, Sport
A A
Si e kujton Artan Mehmeti dhunën serbe në ndeshjen kampionale Trepça – Prishtina?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 5 maj 1995, drejtuesit e KB Trepça ndonëse nën okupim dhe mbikëqyrje strikte të makinerisë serbe kishin vendosur organizimin e ndeshjeve kampionale në Kampionatin e pavarur në basketboll ndërmjet KB Trepça dhe KB Prishtina në sallën e sporteve të Shkollës Fillore “Ibrahim Pervizi” në Vaganicë.

Mirëpo, policia serbe e armatosur deri në dhëmbë, rrahu, legjitimoi dhe dëboi jo vetëm shikuesit, por edhe basketbollistët e dy ekipeve, që megjithatë shpëtuan pasi anëtari i kryesisë së FBK, nënkryetari i KB Trepça dhe donatori kryesor asokohe Mehmet Tahiri, mori përsipër organizimin, u rrah u burgos dhe u mbajt disa kohë në burg për shkak të kësaj ndeshje.

Dhjetëra policë të armatosur kishin bllokuar hyrjet-daljet në sallë, duke rrahur, maltretuar dhe goditur adhuruesit e shumtë të basketbollit, krerët e klubeve Trepça, Prishtina, Ylli dhe Drita, sikurse edhe basketbollistët e këtyre ekipeve, që në Vaganicë përkatësisht në Mitrovicë, duhej të zhvillonin ndeshjet mes vete (Trepça-Prishtina dhe Ylli-Drita).

Njëri ndër basketbollistët më të mirë të Kosovës të gjitha kohërave Artan Mehmeti , ende i ka të freskëta rrethanat, zymtësinë dhe situatën e krijuar në sallën e shkollës fillore në Vaganicë ndërhyrjen e policisë serbe në ndeshjet kampionale Trepça-Prishtina sot e 27 vjet më përpara.

“Sporti i Kosovës gjatë viteve 1991-1998 është zhvilluar nën okupimin serb me një rrezikshmëri të madhe për të gjithë aktorët që asokohe ishin drejtues të klubeve, gjyqtarë apo vetë sportistët, kontributi i të cilëve mbetet i çmuar dhe jo edhe vlerësuar sa duhet”, shprehet Artan Mehmeti pjesë e kësaj ndeshje të ndërprerë në qytetin e Mitrovicës.

“Edhe në basketboll ata që ishin pjesë e këtij sporti janë përballë me vështirësi edhe telashe ku më kryesoret ishin ato të sigurisë, si në udhëtim po ashtu edhe sallat ku zhvillonim ndeshjet nga policia serbe, që qëllimin kishte paralizimin e jetës por edhe sportit në përgjithësi”, kujton Mehmeti.

JU REKOMANDOJMË

Raportohet se rreth 700 shtëpi në Podujevë kanë mbetur pa ujë tash e 30 orë, KRU s’jep përgjigje për situatën
Kryesore

Raportohet se rreth 700 shtëpi në Podujevë kanë mbetur pa ujë tash e 30 orë, KRU s’jep përgjigje për situatën

17/01/2026 - 22:33
Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së
Lajme

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

17/01/2026 - 22:24
Ky shtet ballkanik do të dërgojë dy ushtarë në Grenlandë
Lajme

Ky shtet ballkanik do të dërgojë dy ushtarë në Grenlandë

17/01/2026 - 22:09
Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë pas një problemi shëndetësor
Kryesore

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë pas një problemi shëndetësor

17/01/2026 - 21:55
Macron i përgjigjet Trump’it për tarifat
Lajme

Macron i përgjigjet Trump’it për tarifat

17/01/2026 - 21:29
Vizitat te familjarët e Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës, Kurti e takon aty edhe figurën e PDK’së
Kryesore

Vizitat te familjarët e Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës, Kurti e takon aty edhe figurën e PDK’së

17/01/2026 - 21:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    378 Shpërndaje
    Shpërndaje 151 Tweet 95
  • Pas ngjarjeve me Limin, menxhmenti i Dolces merr një vendim të papritur

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Rinumërohen 120 nga 251 kuti në Prizren: Kandidatëve të PDK-së u hiqen mijëra vota

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë