Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si e shpiku Kosova me tre veta dronin luftarak që godet gati deri në Kaliningrad të Rusisë

28/01/2026 - 16:23
në Lajme, Pa kategori
A A
Si e shpiku Kosova me tre veta dronin luftarak që godet gati deri në Kaliningrad të Rusisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ka një “flotë ajrore” diku në Gjilan, sipas dy kompanive të cilat bashkë numërojnë tre veta, përfshirë pronarët, të cilët pretendojnë se kanë prodhuar një dron luftarak kamikaz që godet nga mbi një mijë kilometra largësi [gati deri në Kaliningrad të Rusisë]. Prodhimi i dronëve ushtarakë s’është zanat garazhi, por kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka vizituar këto dy kompani në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se “tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë”.

“Kosova gati të godasë nga 1000+ km largësi”. Ridvan Aliu e shkroi këtë fjali në një postim në Facebook në një të diele janari, duke publikuar foto dhe video nga “testimi” i një fluturakeje që ai e quan dron luftarak dhe thotë se është prodhuar në Gjilan.

Një ngjarje e tillë do të duhej të konsiderohej ndër më të rëndësishmet për vendin, sikur të mos ishte qesharake ideja se Kosova, kështu, papritur dhe pa shumë bujë, po hynte në një garë globale të mbrojtjes me shtetet më të fuqishme të botës.

Dyshimet, që lindën natyrshëm, çuan në zbulimin se videoja e publikuar nga “testimi” i dronit të emëruar “Skifteri K1”, ishte në fakt material i një kompanie kineze. Koha.net ka raportuar se videoja ku pretendohet se paraqitet testimi i dronit kosovar, në fakt ishte copëz e një videoje të publikuar paraprakisht nga prodhuesi kinez “Hinaray”, që promovonte një fluturake.

Aliu i quajti “fake news” këto raportime, duke thënë për RTV Dukagjinin se videoja është autentike, “e ekipit jashtë Kosovës” dhe se “Skifteri K1” është “ndërtuar në Kosovë, prej studentëve tanë”.

Kompanitë nga Gjilani, që pretendojnë se po prodhojnë dronë luftarakë, zyrtarisht kanë veç një punëtor.

“Subjekti për të cilin keni kërkuar ‘ALIU VENTURES’ L.L.C. (numri identifikues 812241016) ka të raportuar vetëm një punëtor në muajin 12-2025 dhe është subjekt i ri i regjistruar. Ndërsa subjekti ‘MIGA SKYSHIELD MAR’ L.L.C. (numri identifikues 812334647) nuk ka të raportuar punëtorë në sistemin e ATK-së”, ka thënë Administrata Tatimore e Kosovës në një përgjigje për Koha.net.

Ridvan Aliu nga “Future Minds” dhe Muhamet Ajrullahu nga “Miga Skyshield Academy” nuk pranojnë të flasin për vendin ku, siç thonë ata, u testua “Skifteri K1”.

I pyetur për numrin e punëtorëve, Aliu u përgjigj kështu në RTV Dukagjini: “Kompania jonë… përmbi 100… Kemi entitete të ndryshme, mbi 9 kompani… Tash me cilën ku punojmë, ajo është tjetër gjë”.

Prodhimi i dronëve luftarakë nuk është zanat garazhi dhe kërkon zinxhir industrial si: motorë aviacioni, avionikë të certifikuar, sisteme komunikimi satelitor të mbrojtura nga ndërhyrjet, softuer fluturimi të nivelit ushtarak, testime të gjata dhe certifikime shtetërore.

Pavarësisht kësaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka vizituar këto dy kompani në Gjilan në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se vendi tashmë “po i prodhon vetë” dronët luftarakë.

“Në mbrojtje e siguri kemi investuar duke blerë nga shtetet tona mike dhe partnere dronët Bayraktar TB-2, Puma dhe së fundmi dronët kamikazë Skydagger. Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t’i ndalim investimet për mbrojtje e siguri”, shkruante ai në një postim në Facebook më 8 nëntor, pas vizitës te “kompanitë e prodhimit të dronëve luftarakë” në Gjilan.

Postimi u prit me entuziazëm. Mbi 13 mijë “likes” në postimin e Kurtit dhe persona që e shpërndanë “lajmin e madh”.

Ridvan Aliu, ndërkaq, vazhdon të pretendojë se ai ka krijuar tashmë një “flotë ajrore”. Në një postim të fundit në Facebook, ai i fton të rinjtë që të regjistrohen përmes një vegëze online “për ndërtimin e laboratorit të Robotikës dhe Dronëve”. Në krye të formularit që duhet plotësuar, shkruan: “Trajnohu për të ndërtuar Dronë dhe Robotë me Inteligjencë Artificiale”./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së
19/03/2026 - 12:31

Gjatë mbledhjes së pestë të qeverisë, u miratua propozim-vendimi për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila vepron në kuadër...

Më shumëDetails

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre kosovarë – kompania fshihet pas aksidentit, operatori i vinçit do të jetë dëshmitari kryesor

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre kosovarë – kompania fshihet pas aksidentit, operatori i vinçit do të jetë dëshmitari kryesor
19/03/2026 - 12:30

Aksidenti i tmerrshëm në ndërtim në Porzellangasse të Vjenës ka tronditur rëndë Austrinë. Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas të Kosovës, humbën jetën gjatë ndërtimit të një...

Më shumëDetails

Qeveria me kërkesë për presidenten Osmani, ka të bëjë me Donika Gërvallën

Qeveria me kërkesë për presidenten Osmani, ka të bëjë me Donika Gërvallën
19/03/2026 - 11:55

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë...

Më shumëDetails

SHBA po i targeton armët iraniane të vendosura thellë nën tokë

SHBA po i targeton armët iraniane të vendosura thellë nën tokë
19/03/2026 - 11:50

Pavarësisht rreth 8000 objektivave të goditura vetëm nga forcat amerikane, raketat dhe dronët iranianë ende po sulmojnë vendet fqinje. Pa forcë ajrore dhe pa marinë, janë këto raketa...

Më shumëDetails

Kurti pas koncensioneve: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim

Kurti pas koncensioneve: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim
19/03/2026 - 11:26

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur dhënie e një “dritareje” kompromisin që bëri duke njohur letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia për të zbatuar ligjin për të huajt dhe...

Më shumëDetails

Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”
19/03/2026 - 11:17

Në kuadër të zbatimit të kompetencave ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sigurisë së konsumatorëve, është realizuar asgjësimi i 4,000 copë preparate të falsifikuara...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja merr këtë vendim të keq për Kadri Veselin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë