Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

05/06/2025 - 11:35
në Lajme
A A
Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vajza e një trafikanti të drogës, të dënuar me shtatë vite burgim nga gjyktat vendore, i kaloi të gjithë filtrat institucional për t’u përzgjedhur gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ajo është Albina Vuçetaj. Babai i saj, Rifat Vuçetaj, përveçse një i dënuar për trafikim droge, u arrestua të martën gjatë operacionit masiv të Prokurorisë Speciale.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) nuk e ka parë problem përzgjedhjen e Albina Vuçetajt gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, edhe pse babai i saj Rifat Vuçetaj ishte i dënuar për trafikim të narkotikëve.

Problem nuk e ka pasur as presidentja Vjosa Osmani, e cila vitin e kaluar e dekretoi Albina Vuçetajn për gjyqtare.

Dekretimi i Albina Vuçetajt, vajzës së Rifat Vuçetajt, për gjyqtare u nënshkrua nga presidentja më 26 gusht, 2024, tregon një dokument i dekretit të cilin e ka siguruar Paparaci.

Osmani që e dekretoi për gjyqtare Vuçetajn, babai i së cilës ka rekord kriminal në Kosovë, disa vite më parë hezitoi të dekretonte për Kryeprokuror të Shtetit të propozuarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufajn, duke u thirur në “mbrojtje të integritetit dhe mbrojtje të Kushtetutës”.

Si shkak i atij procesi, Isufaj sot qëndron në krye të Prokurorisë Speciale, e cila udhëhoqi të martën mega-operacionin e bastisjeve që çuan në arrestimin e 22 personave, përfshirë Rifat Vuçetajn.

Vuçetaj dhe 21 të tjerët u arrestuan për përfshirje në një rrjet kriminal të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.

Hetimet për shkatërrimin e këtij grupi kriminal filluan rreth dy vite më parë kur autoritetet kosovare pranuan nëpërmjet EUROPOL-it provat e para për rrjetin e trafikantëve nga autoritetet franceze dhe belge, raporton Paparaci.

Provat kyçe përbëjnë komunikimet në platformat e koduara të komunkimeve SkyEcc dhe EncroChat, të cilat u thyen nga agjencitë evropiane dhe iu dërguan autoriteteve kosovare.

Nisja e hetimeve preliminare për rrjetin kriminal të trafikimit të narkotikëve koincidon me periudhën kur procesi për emërimin e gjyqtarëve të gjeneratës së XXII-të po zhvillohej në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

As hetimet preliminare për grupin, e as dënimi i Rifat Vuçetajt nga gjykatat vendore në të kaluarën për trafikim të narkotikëve, nuk e ndaluan Këshillin Gjyqësor të përzgjedhte vajzën e tij, Albinën, për gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Rifat Vuçetaj, bashkë me vëllain e tij, ishin dënuar disa vite më parë për trafikim të kokainës. Të dy ishin dënuar me vendim të formës së prerë me nga shtatë vite burgim. Rifat Vuçetaj i mbajti pesë vite në vuajtje të dënimit.

Paparaci, ka pyetur Këshillin Gjyqësor të Kosovës të enjten nëse ka qenë në dijeni për rekordin kriminal të Vuçetajt në kohën e përzgjedhjes së vajzës së tij, Albinës, për gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, KGjK-ja nuk e ka komentuar procesin e emërimit të Vuçetajt për gjyqtare.

JU REKOMANDOJMË

Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Lajme

Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

06/06/2025 - 16:25
Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë
Kryesore

Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë

06/06/2025 - 16:19
Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj
Lajme

Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj

06/06/2025 - 16:17
Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
Lajme

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë

06/06/2025 - 15:51
Nxehet termometri, temperaturat në fundjavë arrijnë deri në 34 gradë
Lajme

Nxehet termometri, temperaturat në fundjavë arrijnë deri në 34 gradë

06/06/2025 - 15:46
Elon Musk “ka lujt n’kry”, thotë Trump; s’do të flasë me të
Lajme

Elon Musk “ka lujt n’kry”, thotë Trump; s’do të flasë me të

06/06/2025 - 15:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1466 Shpërndaje
    Shpërndaje 586 Tweet 367
  • “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    394 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë