Dro Fernandez ka bërë transferimin e tij të bujshëm te PSG-ja.
Lëvizje kjo e cila ishte e papritur, pasi që lojtari vetëm sa po merrte këmbët në skuadrën e parë.
PSG-ja nuk filloi gjërat deri sa vetë lojtari i informoi Laportës se donte të largohej nga Barça, gjë që bëri kampionët e Evropës të lëvizin më shpejtë.
“Parisienët”, paguan 8.2 milionë euro për të, më shumë se klauzola prej 6 milionësh që kishte pasur.
Për 18-vjeçarin, kishte pasur interesim edhe nga klubet si Manchester City dhe Dortmundi ishin gjithashtu shumë të interesuar, por negociatat midis Parisit dhe Barcelonës ishin ato që në fund patën sukses./IndeksOnline/














